Rike Roçi është një nga bukuroshet shqiptare, që u bë e njohur nga ‘Big Brother’.
Ajo është gjithmonë në qendër të vëmendjes nga mediat për shkak të jetës private. Kohë më parë, Rike është përfolur për një lidhje me reperin Noizy, ku asnjëri nuk e pohoi.
Por mesa duket, fansat vazhdojnë të kërkojnë detaje për të gjetur ndonjë shenjë të mundshme.
Në një foto të dërguar për Intv.al, duket se Rike ka komentuar në foton e një miku të përbashkët me Noizyn.
"Vazhdon i rritet koka sa më shumë," ka komentuar Rike.
Nuk e dimë nëse mardhënia mes tyre është vetëm shoqërore apo më shumë, por kaq mjafton për të na ngritur dyshimet.