INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Hyn i zhveshur në lokal dhe ka një kërkesë për kamerierin

Publikuar më: 11:33 06-02-2016

Në Saratov të Rusisë, një burrë i zhveshur ka hyrë në një kafene, ku nuk kishte njeri tjetër, përpos kamarieres.
Ai fillimisht është shtrirë në tavolinë, e më pas ka hipur mbi banak dhe ka filluar të rrëzojë gjësendet që ndodheshin aty.

“Të lutem më vrisni”, i ka thënë ai kamarieres, e cila është fshehur prapa derës së një dhome.

“Ngutu, më qëllo në kokë. Shtype butonin e panikut dhe sjelli njësitet speciale, menjëherë”, ka vazhduar burri i zhveshur, duke lëshuar klithma.

Pas pak minutash, në kafene kanë ardhur policët, të cilët kanë pasur pak vështirësi derisa e kanë arrestuar.

Nuk dihet më shumë për këtë njeri, i cili besohet se është dërguar në ndonjë qendër psikiatrike.

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826