INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hungaria e vendosur për të luftuar emigracionin e paligjshëm. Miratohet legjislacioni i ri

Hungaria e vendosur për të luftuar emigracionin e paligjshëm. Miratohet legjislacioni i ri

Publikuar më: 18:11 20-06-2018
Çdokush që "lehtëson emigracionin e paligjshëm" do të përballet me një vit burg. Parlamenti hungarez ka miratuar një legjislacion të ri që kriminalizon  ndihmën e dhënë nga avokatët apo aktivistët ndaj azilkërkuesve. Votimi në Budapest erdhi disa orë pasi krerët e BE-së ranë dakord për bisedime mbi krizën dhe rishikimin e rregullave të azilit.
Emigracioni kërcënon sigurinë e saj kombëtare sipas Hungarisë, e cila po mban qëndrim tepër të ashpër për këtë çështje. Agjencia e OKB-së për refugjatë u kërkoi zyrtarëve hungarezë që "të çojnë për skrap" ligjin e propozuar. Ndërsa ekspertët ligjorë nga organizata e të drejtave të njeriut dhe Këshillit të Evropës apeluan që votimi të shtyhej, derisa të parashtronin një shqyrtim të masave të premten. Legjislacioni hungarez  sipas një raporti të Komisionit  të Venecias, thotë se "kriminalizon aktivitetet organizative, të cilat nuk lidhen drejtpërdrejt me materializimin e migracionit të paligjshëm".
 
Article Logic
Execution time: 0.0033619403839111