INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbi të ëmën nga kanceri në gji, këngëtarja shqiptare pën gjestin prekës! [FOTO]

Humbi të ëmën nga kanceri në gji, këngëtarja shqiptare pën gjestin prekës! [FOTO]

Publikuar më: 20:28 23-04-2020

Këngëtarja Xhesika Polo humbi të ëmën nga një sëmundje e rëndë, në fund të muajit shkurt. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ndërsa, së fundmi, Xhesika ka bërë një shkrim prekës në rrjete sociale ku tregon se nëna e saj kishte hequr gjoksin e saj të djathtë dhe mbante një protezë silikoni. Këngëtarja ka zbuluar edhe vendimin human që ka marrë.

Ajo ka deklaruar se protezën e silikonit që nëna mbante, do t’ia dhurojë një një gruaje që vuan nga njëjta sëmundje, duke e cilësuar këtë si një dëshirë që e ëma do ta aprovonte.

‘Nuk di nga ta filloj këtë shkrim. Është shumë e vështirë për mua por po e bëj sepse e ndjej që duhet ta bëj. Mamaja ime e shtrenjtë ndërroi jetë para më pak se dy muajsh. Ajo kishte pak vite që ishte e diagnostikuar me kancer në gji. Nuk kam pasur kurrë kurajon të flas për këtë gjë por unë e di që nuk jam vetëm. E di se sa e vështirë është që të jetosh me atë sëmundje, të përballosh faktin që jeta nuk do të jetë më njësoj, të jetosh me të njëjtin vetëbesim dhe të luftosh me veten. Mami im jetoi disa vite pa gjoksin e saj të djathtë, vetëm kur e shkruaj më dhemb. E di se sa të vështirë e ka pasur pasi isha në çdo hap aty me të. Ajo është forca ime më e madhe sepse nuk e hoqi kurrë buzëqeshjen nga fytyra edhe pse unë e di që e vuajti shumë. Mami im mbante një protezë silikoni në raste shumë të rralla. Atë protezë unë e kam në shtëpi dhe dua t’ia dhuroj një vajze apo gruaje, pasi e di që janë të vështira për t’u marrë nga shteti dhe t’i blesh kushtojnë dhe jo çdokush i ka mundësitë. E di që nuk është shumë, por kjo është ajo që mund të bëj për momentin, duke uruar që do të mundem të bëj më shumë kur të kem më shumë mundësi. Zgjedhja do të jetë rastësore, më shkruani mesazh kush ka të afërme apo mikeshë që ka nevojë për protezën dhe nuk i ka mundësitë ta blejë. Shumë faleminderit, ju dua shumë! E di që dhe mami im këtë do të donte që unë të bëja’, shkruan Xhesika.

View this post on Instagram

Lexoje dhe tregoji dikujt qe ka vertete nevoje! ❤?

A post shared by Xhesika Polo (@xhesikapoloofficial) on

Article Logic
Execution time: 0.0038537979125977