INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbi jetën teksa shkonte në punë, kush është 20 vjeçari shqiptar në Itali që u aksidentua

Humbi jetën teksa shkonte në punë, kush është 20 vjeçari shqiptar në Itali që u aksidentua

Publikuar më: 14:37 13-02-2019

Zbulohet identiteti i 20-vjeçarit shqiptar i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Viktima është Manuel Toska, 20 vjeç i cili udhëtonte me një makinë Alfa Romeo 147 në një rrugë provinciale që lidh Gallipoli me Sannicola, kur humbi kontrollin e mjetit.

Automjeti, përfundoi jashtë rrugës dhe më pas u përplas me një pemë.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit kur 20-vjeçari po shkonte drejt vendit ku punonte.

Mësohet se ishin shoferë të rastit ata që njoftuan ambulancën.

Article Logic
Execution time: 0.0032649040222168