INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbi burrin dhe dy fëmijët në zjarrin e Matit, gruaja ka një pyetje për autoritet

Humbi burrin dhe dy fëmijët në zjarrin e Matit, gruaja ka një pyetje për autoritet

Publikuar më: 12:38 04-10-2018

Gruaja që përloti gjithë Greqinë me letrën drejtuar 3 familjarëve të saj që humbën jetën në ‘ferrin’ e Atikës u ka drejtuar një pyetje autoriteteve duke u kërkuar atyre të përgjigjen, nëse helikopterët e zjarrfikësve ishin në bazë në ditën e zjarreve vdekjeprurëse. Varvara Fytrou, humbi bashkëshortin Grigoris, 54 vjeç, vajzën Evita, 13 vjeç dhe djalin Andreas, 11 vjeç. Grigoris dhe Andreas u gjetën të djegur në makinë pranë një shkëmbi më 23 korrik, ndërsa Evita, një sportiste u hodh nga shkëmbi pranë detit për ti shpëtuar flakëve. Varvara Fytrou i bën thirrje shërbimit zjarrfikës, ministrive përkatëse, sekretariatit të mbrojtjes civile dhe autoritetit gjyqësor për të sqaruar nëse helikopterët e disponueshëm morën pjesë në përpjekjet për të shuar zjarrin, një zhvillim që mund të ketë ndikuar në përhapjen e flakëve. Në gusht, Fytrou ngriti një padi penale kundër shtatë zyrtarëve, duke pohuar se ata ndajnë fajin për zjarrin që vrau dhjetëra njerëz. Padia u ngrit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes së Qytetarëve Nikos Toskas, ish-ministrit të Brendshëm Panos Skourletis, guvernatores Rajonale të Atikës, Rena Dourou, ish-sekretarit të përgjithshëm për Mbrojtjen Civile Yiannis Kapakis, kryebashkiakut  të Maratonës Ilias Psinakis dhe ish-shefave të shërbimit zjarrfikës grek dhe policisë. Zjarri që ra në Atikë mori 99 jetë njerëzish dhe shkatërroi mijëra prona dhe biznese.

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996