INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbën në Theth dy turistë nga Holanda dhe Irlanda, policia jep detaje [VIDEO]

Humbën në Theth dy turistë nga Holanda dhe Irlanda, policia jep detaje [VIDEO]

Publikuar më: 11:34 30-10-2018

Turizmi malor është shumë i preferuar, dhe Shqipëria ofron edhe në këtë sektor të turizmit. Thethi është një nga zonat më të pëlqyera, ndërsa turistët vijnë nga e gjithë bota. Por dy turistë nga Holanda dhe Irlanda kanë humbur në Bjeshkët e Thethin, ndaj është kërkuar ndihma e policisë. Dy turistë nga Irlanda e Veriut që që kishin mbetur të bllokuar në Bjeshkët e Kaprres, në Theth kanë arritur të shpëtohen.
Pas 8 orë kërkimesh nga Policia dhe banorët e zonës u bë e mundur gjetja e tyre.
Njoftimi i Policisë:
"Në orët e mbasdites së djeshme, Policia ka marrë njoftim se në afërsi të Bjeshkëve të Kaprres, dy turistë, S. C., 27 vjeçe nga Holanda dhe C. S., 33 vjeç nga Irlanda e Veriut, kanë ngatërruar rrugën për të dalë në qafën e Valbonës dhe kanë dalë në vendin e quajtur “Qafa e Pejës. Nga shërbimet e Policisë në Theth bashkë me banorët e zonës pas 8 orë kërkimesh, u bë e mundur gjetja e tyre në vendin e quajtur “Maja e Jezercës” në një zonë të thepisur dhe me rrezik për jetën e tyre”.
Pasi janë gjetur nga uniformat blu, dy turistët janë transportuar në Theth dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

Article Logic
Execution time: 0.0034501552581787