INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humb betejën me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja e njohur! I përloti të gjithë me dedikimin prekës! [FOTO]

Humb betejën me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja e njohur! I përloti të gjithë me dedikimin prekës! [FOTO]

Publikuar më: 16:43 05-09-2018

Një ditë më parë i përloti të gjithë me një postim në rrjetet sociale ku thoshte se i kanë mbetur edhe pak ditë jetë. E pas këtij mesazhi, mesnatën e kaluar, gazetarja e njohur e BBC, Rachael Bland ka humbur betejën me kancerin e gjirit.

“Kam frikë se koha ime ka ardhur miqtë e mi. Dhe krejt papritur. Kam vetëm pak ditë jetë, është vërtetë surreale. Faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë”, shkruante Bland në ‘Tëitter’.

Janë familjarët e saj që kanë lajmëruar këtë ngjarje të trishtë.

“Bukuroshja jonë guximtare Rachel vdiq paqësisht këtë mëngjes e rrethuar nga familja e saj. Jemi të shkatërruar por ajo do të dëshironte që të falenderoja çdokënd që ishte I interesuar për historinë e saj ose që i dërgonte mesazhe mbështetëse. Nuk e keni idenë se sa të rëndësishme ishin ato për të. Steve dhe Freddie xxx”, thuhet në mesazhin e familjarëve.

Bashkëshorti i saj Steve u shpreh për BBC se: ‘Vdekja e Rachel la një boshllëk të madh në familjen tonë të vogël që nuk do të mundim ta mbushim kurrë. Ajo ishte shumë e talentuar në punën që bënte po ashtu një motër, vajzë, hallë,mbesë dhe grua e dashur por më e rëndësishmja një nënë shumë e vyer për Freddin.’

kela.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025830268859863