INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hostel by Anabel në INTv/ Në garë për tortën perfekte: 4 pastiçierë amatorë u përpoqën dhe rezultati është ky! [FOTO]

Hostel by Anabel në INTv/ Në garë për tortën perfekte: 4 pastiçierë amatorë u përpoqën dhe rezultati është ky! [FOTO]

Publikuar më: 19:39 18-06-2018

Kësaj here, rubrika “Anabel Lab”, e cila u transmetua sot (18 qershor), në programin “Hostel by Anabel” në INTv, erdhi më e ëmbël se kurrë.

Ndryshe nga hera e kaluar kur 3 djem krejt rastësisht vendosën të ndanin pasionin e tyre për make up-in, në Lab-in e radhës 4 kuzhinierë ende amator do të përgatisnin tortën e bërë nga një prej pastiçerive më të famshme në Tiranë, Pastelitos Cake Boutique.

-640-0-5b27e96ad5867.jpg

Deamishel, i prezantoi konkurrentët me jurinë, Ana Lucia Ramazzini, pastiçiere e famshme nga Guatemala dhe Onofrio Campobello.

-640-0-5b27e2e421494.jpg

4 konkurrentët ishin Klejda Billa, Xhoi Bare, Mihajlinda Zenelak dhe Nevila Xholi. Ndonëse të gjithë amatorë, ajo çfarë i bashkonte ishte pasioni për tortat.

Klejda Billa

-640-0-5b27e2e7dee93.jpg

Xhoi Bare

-640-0-5b27e2e914d2d.jpg

Dy prej tyre, Nevila dhe Mihajlinda kishin nisur ta ndanin talentin dhe punën e tyre edhe në Instagram. Përkatësisht @bakemydayhappy dhe _homemade.recipes_ janë llogaritë personale në të cilat vajzat ndajnë çdo krijim tyrin në kuzhinë.

Mihajlinda Zenelak

-640-0-5b27e4c7d33b8.jpg

Nevila Xholi

-640-0-5b27e476807cc.jpg

Detyra e tyre është të rikrijonin tortën në foto, e cila në fakt ngjan më shumë si një vepër arti.

-640-0-5b27e3d700bca.jpg

Ata u lanë në krijmtari të lirë dhe brenda një minutazhi të përcaktuar duhet të përfundonin tortat e tyre.

Proçesi në fakt ishte dyfish më i vështirë, duke qenë se prania e jurisë e bënte edhe më emocionuese.

Gjithsesi, të gjithë konkurrentët i morën me sportivitet vlerësimet e jurisë.

-640-0-5b27e2e6625c7.jpg

Kjo ishte torta e Xhoit! Në vend të kateve dhe flamengos, Xhoi mendoi të shkruante në mes të tortës Anabel dhe juria ja vlerësoi përpjekjen...

-640-0-5b27e2e515dbf.jpg

Torta e Mihajlindës.

-640-0-5b27e2e71563e.jpg

Ndërsa Klejda vendosi të luante me ngjyrat.

-640-0-5b27e6c71a119_1.jpg

Torta e fundit ishte ajo e Nevilës, e cila në minutat e fundit mendoi se një limon në krye të tortës do të ishte mirë.

-640-0-5b27e96a27f34.jpg

Pasi i panë dhe provuan të gjitha, dyshja e jurisë zgjodhi fituesin dhe ajo ishte pikërisht Mihajlinda, torta e së cilës afrohej më shumë se të tjerat me tortën model.

Hidhini dhe një sy!

-640-0-5b27e4c7d33b8_1.jpg

'Hostel by Anabel' transmetohet në INTv çdo të hënë ora 17:00 dhe ritransmetim, të martave ora 12:00. 

Article Logic
Execution time: 0.0040960311889648