INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hostel by Anabel/ Çfarë ndodh kur tre vajza shkojnë në Dhërmi me 3200 lekë secila [FOTO]

Hostel by Anabel/ Çfarë ndodh kur tre vajza shkojnë në Dhërmi me 3200 lekë secila [FOTO]

Publikuar më: 18:09 16-07-2018

Këtë episod te Me Provë, vajzat e “Hostel by Anabel”, Megi, Viola dhe Ana më në fund mundën të shkonin drejt Dhërmiut që kaq shumë po e kërkonin. Nisur nga statistikat botërore, me një përllogaritje të vogël të rrogës mesatare këtu në Shqipëri, vajzave u takonte të merrnin nga 3200 lekë për kokë.

Dhe sigurisht, nisur nga fakti që do të shkonin në Dhërmi (kujtoni ç’thuhet lart e poshtë për çmimet stratosferike të Jugut) ne e dinim që nuk kishte për të qenë e lehtë.

-640-0-5b4cbf2e1d8ac.png

Sfida e parë? Gjetja e hotelit. Ana u përpoq të bënte një pazar të mirë dhe çmimi përfundimtar qe 3000 lekë.

Pastaj deshën s’deshën (pasi tentuan ta shtynin sa më shumë) erdhi ora bilogjike për të ngrënë. Vajzat u përpoqën të bënin pazare sa më modeste, bukë, domate, djathë, kastravec. Edhe nëse nuk e kishin patur kurrë shpirtin e një kursimtari, tani duhej!

-640-0-5b4cbf2f70e10_1.png

 

Situata u ndërlikua akoma më shumë kur treshja shkoi pushoi buzë detit (sepse shezlongu ishte thjesht shumë luks).

Se ç’ndodhi pastaj, se si paratë u zhdukën njëra pas tjetrës, si ia bënë gocat të shkonin në party, të bënin foto e video me shotsa që derdheshin lum ju ftojmë t’i zbuloni.

Article Logic
Execution time: 0.0039479732513428