INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hostel by Anabel/ Ç'ndodh kur një djali i duhet të zgjedhë mes 3 vajzave pa parë asnjërën? [FOTO]

Hostel by Anabel/ Ç'ndodh kur një djali i duhet të zgjedhë mes 3 vajzave pa parë asnjërën? [FOTO]

Publikuar më: 18:36 02-07-2018

Çfarë është më e rëndësishme që një takim mes 2 njerëzve të funksionojë? Ka rëndësi pamja? Aroma trupore? Apo t’i besojmë klishesë që thotë se mbi të gjitha karakteri dhe shpirti?

-640-0-5b3a520c95ed7.jpg

Këtë herë, në rubrikën ‘Anabel Lab’ tek “Hostel by Anabel” u zhvillua një test për të parë nëse një djalë është i aftë të zgjedhë të njëjtën vajzë nga pamja ashtu edhe nga biseda.

-640-0-5b3a520bc1cef.jpg

Testi u realizua përmes 3 fazave. Në fazën e parë, Dea Mishel i tregoi djalit fotot e 3 vajzave dhe Redi duhet të zgjidhte atë që e tërhiqte më tepër.

-640-0-5b3a520e00ef2.jpg

Mes Kleas, Borës dhe Albanës ai zgjodhi Albanën.

-640-0-5b3a5207e2b0f.jpg

Faza e dytë ishte ajo e aromës. Me sytë mbyllur përqafoi 3 vajzat një nga një dhe zgjodhi atë që sipas tij kishte aromën që e tërhiqte më tepër.

-640-0-5b3a520f4fa1c.jpg

Ndonëse ishte mes Albanës dhe Kleas, zgjodhi Klean, duke argumentuar se aroma e saj ishte më afër njerëzores. Faza e tretë dhe e fundit ishte ajo e komunikimit.

-640-0-5b3a5205a9590.jpg

Të ulur me shpinë nga njëri tjetri, Redi duhet të pyeste vajzat për të kuptuar më shumë rreth botëkuptimit të tyre, por pa i parë në asnjë moment.

-640-0-5b3a5208d39ea.jpg

Si është marrëdhënia e tyre me meshkujt, çfarë vlerësojnë tek një njeri dhe interesa të tjera personale.

-640-0-5b3a52071c74e.jpg

Krejt rastësisht ai zgjodhi përsëri vajzën e parë, Albanën duke na vërtetuar kështu se është kaq e mundur që një njeri të ketë pamjen që të bën për vete dhe vyrtytet që ke vlerësuar gjithnjë tek individi.

Article Logic
Execution time: 0.0041000843048096