INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hostel by Anabel/ 6 arsye pse takimi i parë shkoi keq: Cili është rasti juaj?[FOTO/VIDEO]

Hostel by Anabel/ 6 arsye pse takimi i parë shkoi keq: Cili është rasti juaj?[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 09:39 07-08-2018

Takimet e para nuk shkojnë gjithmonë mirë për miliona arsye nga të cilat “Hostel by Anabel” zgjodhi ato 6 kryesoret. Nga “hallexhia me Chanel” tek “E tronditura nga ish-i”, cili është rasti yt?

Shënim: Që ta sqarojmë, për efekt televizioni fenomeni është ekzagjëruar dhe transformuar për të shkaktuar humor, megjithëse thelbi është i njëjtë; ndaj përqëndrohuni aty.

Takimi i parë nuk solli kurrë një të dytë, sepse ndoshta ju nisët me kërkesat pa u njohur mirë ende. Makina, çanta, udhëtimet janë detaje që ose mos i diskutoni kurrë, ose të paktën shtyjini për më vonë.

-640-0-5b6859a24eee6.jpg

Takimi juaj i parë dështoi sepse ndoshta e trembët me jetën alla “Bonnie and Clyde”, gjithmonë në arrati. Babit i ikët fshehurazi, mamin e gënjyet, shpresonit të mos përballeshit rrugëve me ndonjë vëlla ose kushëri, po një pyetje kemi: Ai i shkreti ç’faj kishte që duhet të përjetonte gjithë atë stres që ditën e parë?

-640-0-5b6859a451f02.jpg

Vazhdojmë me rastin tjetër. Ka dy raste të njohura gjerësisht: Ose jeni të pjekura, beqare dhe nuk e vrisni mendjen për burrë,

ose jeni aq të dëshpëruara sa nisni që në fillim me prezantimin e familjes, fisit, planifikoni dasmën, mendoni emrat e fëmijëve etj. Thjesht, mos!

-640-0-5b68599fb065e_1.jpg

 

Ne i çmojmë njerëzit e sinqertë dhe themi lum ata për mungesën e komplekseve, mirëpo gjella me kripë e kripa me masë. Një arsye tjetër pse takimi i parë ishte dhe i fundit është pikërisht fakti se u treguat më të sinqerta seç duhet.

-640-0-5b68599f05c7d.jpg

Kalojmë tek një tjetër arsye, “Mos jeta juaj është një gënjeshtër?”. Të gjithë e dimë se në rrjetet sociale postojmë më të mirën tonë pavarësisht se nuk dukemi ashtu përditë, por mos ndoshta e keni tepruar me filtrat dhe modifikimet e tjera aq sa jeni tjetërsuar?!

-640-0-5b6859a500152.jpg

Arsyeja e fundit lidhet me ish-in. Pavarësisht se ishte histori e së shkuarës, ju ende s’e kishit hedhur pas krahëve dhe nuk kalonte një rast pa e përmendur.

-640-0-5b6859a3a7058.jpg

Tani, t’ju pyesim: Nëse takimi i parë ju shkoi keq, në cilin opsion e gjeni më shumë veten?

Article Logic
Execution time: 0.0040409564971924