INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi sot, vajza duhet ta shikoni patjetër

Horoskopi sot, vajza duhet ta shikoni patjetër

Publikuar më: 09:21 20-09-2017

Horoskopi sot.

Dashi
Mërkuri do të jetë planeti që do e përkrahë me së shumti jetën sentimentale të çifteve gjatë kësaj dite. Nuk do tregoheni më aq autoritarë sa më parë dhe do e toleroni me tepër partnerin. Në planin financiar do të jetë dita e duhur për të bërë një riorganizim të situatës.

Demi
Familjarët apo të afërmit tuaj mund të jenë të mërzitur dhe ju nuk mund të bëni asgjë që t’u ngrini humorin. Ndoshta ajo që mund të bëni është t’i lini ata vetëm që të kenë kohë për të menduar. Vetëm ata mund t’i kuptojnë ndjenjat e tyre.

Binjakët

 Ditë mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni shumë besnike ndaj atij që keni në krah dhe asnjë person nuk do mund t’iu tundojë dot. Në planin financiar mund të përballeni me surpriza të pakëndshme. Kujdes!

Gaforrja
Ditë përgjithësisht harmonike dhe e këndshme kjo e sotmja. Do bashkëpunoni mjaft me atë që keni në krah dhe nuk do veproni në asnjë moment sipas mendjes suaj. Në planin financiar duhet të këshilloheni me specialistët për çdo problem dhe jo t’iu besoni disa miqve.

Luani
Pozicionimi i Mërkurit do ta bëjë edhe më të animuar jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Pjesa më e madhe prej jush do jenë me humor të mirë dhe do tregohen të gatshëm të provojnë eksperienca të reja me atë që kanë në krah. Në planin financiar do bëni çmos të përmirësoni të ardhurat. Virgjëresha

Do flisni me lirshëm me atë që keni në krah sot dhe do arrini më në fund t’i zgjidhni me qetësi mosmarrëveshjet që keni pasur. Nëse financat kanë kohë që janë të shëndetshme, sot çdo gjë do shkojë edhe më mirë.

Peshorja
Marsi do jetë planeti që do iu ndihmojë të sqaroni çdo keqkuptim me partnerin tuaj sot. Do i kuptoni edhe gabimet që ju keni bërë dhe do dini si të kërkoni falje. Në planin financiar duhet të merrni masa strikte nëse nuk doni te keni probleme serioze. Shpenzimet e tepruara mund të sjellin tronditje. akrepi

Edhe pse partneri do iu qëndrojë pranë aq sa të mundet, ju sërish do pushtoheni nga trishtimi sot. Dita do jetë një rutinë e vërtetë dhe mezi do prisni të vijë mbrëmja e të flini. Do dini mirë sa të shpenzoni në mënyrë që situata mos përkeqësohet.

 Shigjetari
Ditë e mrekullueshme për planin sentimental. Kalimi i Venusit në qiellin tuaj do e shtojë pasionin dhe emocionet. Financat do jenë të qëndrueshme, megjithatë mos u tregoni të nxituar dhe te bëni investime marramendëse.

Bricjapi
Jeta sentimentale e çifteve do jetë një rutinë e vërtetë sot. Mundohuni ta ndryshoni sa më shpejt sepse jo vetëm ju, por edhe ai që keni ne krah do mërzitet jashtë mase. Në planin financiar do mund të kryeni transaksione të rëndësishme të cilat shumë shpejt do e përmirësojnë situatën.

Ujori
Ditë e ngrohtë dhe emocionuese kjo e sotmja për të dashuruarit. Së bashku me të dashurin tuaj të zemrës do investoni kohë dhe mund për një projekt te përbashkët i cili do iu afrojë me tepër me njeri-tjetrin. Në planin financiar besojini vetëm vetes suaj në menaxhimin e të ardhurave.

 Peshqit
Fati do jetë në anën tuaj gjatë kësaj dite si në planin sentimental, ashtu edhe ne atë financiar. Financat do i administroni me shumë kujdes dhe buxheti do përmirësohet shumë shpejt.

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158