INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi sot: Sot qenka një ditë e mbushur me surpriza, hidhini një sy

Horoskopi sot: Sot qenka një ditë e mbushur me surpriza, hidhini një sy

Publikuar më: 10:52 19-09-2017

Horoskopi sot.

Dashi  – Do të haseni me debate të shumta përsa i përket jetës në çift. Bëni mirë të jeni të duruar dhe të mos merrni vendime të nxituara. Në punë do iu delegojnë detyra të reja, mos lejoni që problemet familjare të përzihen me ato të punës. Ruani qetësinë.

Dem i – Merreni ditën me sportivitet dhe argëtohuni me gjerat që ju bëjnë të lumtur. Çdo moment që do të kaloni me partnerin do të jetë i mrekullueshëm. Beqarët do të kenë mundësi për aventura dhe në mbrëmje do të ndihen të lumtur.

Binjakët  – Mos e ktheni kokën më pas, e kaluara ka ikur. Duke menduar për të kaluarën, ju harroni personat që keni përballë dhe nuk i vini re. Beqarët shumë shpejt do të kenë një marrëdhënie. Bëni kujdes me parat.

Gaforrja –Sot do të jeni me romantik se kurrë më partneren. Kjo gjë do të bëjë që gjërat të ecin më mirë në marrëdhënien tuaj. Beqarët duhet të presin dhe disa kohë, pasi ende nuk është shfaqur personi i duhur.

Luani – Jeta juan në çift po përballet me disa probleme të cilat kohët e fundit janë bërë të shpeshta. Mos u mërzisni kjo është një fazë kalimtare. Mos bëni gabim të dilni në përfundime pasi do të pendoheni.

Virgjëresha  – Më në fund marrëdhënia juaj po përmirësohet dhe gjërat po shkojnë siç kanë qenë më parë. Shijoni pasditen me njeriun tuaj të zemrës dhe harroni çdo gjë pas krahëve. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe do e ndryshojnë shume shpejt statusin e tyre.

Peshorja – Emocione të forta do përjetojnë të gjithë ata që janë në një marrëdhënie. Një lajm shumë i mirë do të bëjë që pasditja juaj të jetë mbresëlënës. Për beqarët duhet të presin edhe pak kohë, pasi nuk ka ardhur akoma njeriu i duhur edhe pse janë gjatë gjithë kohës në kërkim,  

Akrepi – Kohët e fundit po e mendoni shumë shpesh ndarjen nga partneri. Por më parë bisedoni me atë dhe më pas merrni një vendim. Beqaret do gjejnë personin me te përshtatshëm dhe do fillojnë menjëherë një lidhje.

Shigjetari – Dita nuk do të jetë aspak në favorin tuja, debate më partnerin dhe mosmarrëveshje të shumta në punë. Por mos lejoni që askush të shkelë mbi personalitetin tuja. Beqarët do përballen me të kaluarën dhe do të tundohen.

Bricjapi – Bëni mirë që sot t’ju tregoni vendin të gjithë atyre që deri kanë ndërhyre në marrëdhënien tuaj dhe nuk kanë lejuar që ajo të ecë përpara. Beqarët më në fund do të gjejnë njeriun e zemrës.

Ujori – Sot do të merrni lajmin që prisnit prej kohësh nga partneri juaj. Kjo gjë do t’ju bëjë të harroni të gjitha gjerat e tjera që ju kanë shqetësuar deri dje. Beqarët ndihen ende shumë mirë vetëm dhe janë duke shijuar më së miri lirinë.

Peshqit  – Besojini më shumë partnerit, sjellja juaj e fundit dhe mosbesimi juaj kohët e fundit ka bërë që marrëdhënia juaj të ndryshojë. Nëse nuk i besoni njeriut të zemrës, do e keni shumë të vështirë të mbani një marrëdhënie të shëndetshme. Beqarët janë në kërkim të fatit.

Article Logic
Execution time: 0.0031721591949463