INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi sot, shikoni çfarë ju pret në fundjavë

Horoskopi sot, shikoni çfarë ju pret në fundjavë

Publikuar më: 11:09 16-09-2017

Horoskopi sot

 

Dashi  – Shfrytëzojeni fundjavën për të kaluar kohë në shoqërinë e familjarëve dhe miqve tuaj. Relaksohuni dhe lërini të tjerët të kujdesen për veten. Dikush mund t’ju bëjë një suprizë sot.

Demi  – Ata që ju rrethojnë do të jenë të mbushur me energji negative, ndaj përpiquni të mos përfshiheni në debate apo konflikte të panevojshme. Nëse pyesni dikë për këshillë ka shumë gjasa të merrni një të gabuar. Më e mira që mund të bëni është që t’i mbani gjërat për vete. 

Binjakët  –  Miq dhe familjarë do të vijnë tek ju për t’u këshilluar, ndaj mos e kurseni gjykimin tuaj. Fundjavën shfrytëzojeni për të udhëtuar apo për të takuar njerët të cilët nuk i keni parë prej kohësh.

Gaforrja  – Ftoni për darkë miq dhe njerëz që keni për zemër dhe shijoni bisedat me ta. Në një moment të ditës mund t’ju kapë një gjendje trishtimi, pasi do të ndjeni mungesën e dikujt që duhet të ishte mes jush. Më e mira që mund të bëni është që të përqendroheni tek ata që ju rrethojnë.

Luani  – Sot do të kaloni shumë kohë me familjen, megjithatë pasdite do të keni kontakte me shumë miq e të njohur. Gjatë mbrëmjes do të jeni në qendër të vëmendjes. Do të ndiheni tepër të vlerësuar dhe mirënjohës për fatin që ju ka rënë.

Virgjëresha  – Është një moment shumë i mirë për të përfituar nga vetmia dhe për të përmbushur disa qëllime. Përqendrimi dhe imagjinata janë në nivele të larta dhe nuk do të ndaleni derisa të mbaroni punën e nisur. 

Peshorja  – Dita është e përkryer, por do të ndiheni dembelë dhe të përgjumur. Merrni pak kohë për veten. Dilni me shoqërinë ose me partnerin, pasi kjo do të jetë e dobishme. Në mbrëmje do të jeni me fat.

Akrepi  – Jeni shpesh të zënë me punën dhe keni lënë partnerin pas dore. Lini mënjanë impenjimet dhe shijoni një drekë me njeriun e zemrës. Ju duhet pak argëtim dhe kohë larg rutinës së përditshme.

Shigjetari  – Mos planifikoni asgjë. E gjithë ditë do të jetë me të papritura. Njerëzit e familjes i keni lënë pas dore, tregojuni atyre sa të rëndësishëm janë. Në fund të ditës do të kënaqeni pa fund me shoqërinë.

Bricjapi  – Sot do të ndiheni të lirë për të bërë çdo gjë. Nëse jeni në kërkim të një lidhjeje bëni ftesa, e po ashtu as mos refuzoni. Lërini mënjanë problemet dhe argëtohuni.

Ujori  – Çdo detyrë do të jetë më e lehtë për t’u përballuar në një atmosferë të qetë. Jeni të sigurt në hapat që po ndërmerrni si në punë ashtu edhe në jetën familjare.

Peshqit  – Një takim romantik ju pret sonte dhe partneri do ta bëjë edhe më interesante këtë mbrëmje. Megjithatë, faktorë të jashtëm jashtë kontrollit tuaj, mund të ndërhyjnë në planet tuaja dhe kjo mund të shkaktojë bezdi apo dhe pakënaqësi. Mos u shqetësoni, deri nesër do të ketë kaluar.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494