INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi sot, paska surpriza, hidhini një sy

Horoskopi sot, paska surpriza, hidhini një sy

Publikuar më: 11:10 15-09-2017

Horoskopi sot qenka goxha interest ju ftoj të gjithve t’i hidhni një sy.

Dashi – Diçka e papritur mund t’ju detyrojë që të ndryshoni planet ditën e sotme, e ndoshta edhe fundjavën. Gjasat janë që gjithçka të jetë pozitive dhe të merrni një lajm tepër të mirë. 

Demi – Atmosfera në shtëpi mund të jetë disi e tensionuar dhe kjo do të bëjë që të mos jeni në humor. Bëni mirë që të mos përfshiheni në debate me të tjerët në punë, pasi mund të krijoni konflikte të kota. Kjo gjendje do të kalojë shpejt. 

Binjakët – Komunikimi i keq mes kolegëve mund të krijojë konflikte me pasoja afatgjata ndaj mendohuni dy herë përpara se të veproni. Një person me më shumë eksperiencë do t’ju ndihmojë në këtë situatë.

Gaforrja – Do të jeni të fokusuar në një projekt mjaft premtues dhe do të keni tendencën për të neglizhuar jetën sentimentale. Bëni mirë t’i kushtoni pak më shumë vëmendje atyre që ju rrethojnë.

Luani – Jeta sentimenale nuk po shkon shumë mirë dhe kjo do të ndikojë në humorin tuaj. Komunikimi dhe të folurit hapur është mënyra më e mirë për të zgjidhur keqkuptimet.

Virgjëresha – Do të jeni me humor të keq për shkak të një lajmi që do t’ju japë partneri dhe kjo do ta bëjë të vështirë që të kontrolloni temperamentin. Mos ekzagjeroni dhe ruani qetësinë me miqtë dhe familjen, në të kundërt mund t’i lëndoni pa të drejtë.

Peshorja – Nuk do të keni aftësitë më të mira komunikuese sot ndaj evitoni takime të rëndësishme. Mos u merrni me çështje që kërkojnë fokus dhe mendje të kthjellët. Kushtojini më shumë vëmendje nevojave të familjes.

Akrepi – Partneri mund të mos jetë shumë dakord me planin që kishit për një udhëtim të mundshëm, me arsyetimin se nuk është momenti i duhur. Është mirë që të vendosni prioritete në disa gjëra dhe të merrni në konsideratë këshillat e të tjerëve.

Shigjetari – Do ta keni të vështirë për t’u fokusuar sot dhe kjo do të ndikojë edhe në aktivitetin profesional. Megjithatë do t’ia dilni që të shuani një konflikt në punë. 

Bricjapi – Në mëngjes do të ndiheni mjaft entuziastë dhe të aftë për të marrë përsipër projekte të reja. Një çështje e lënë pezull prej shumë kohësh do të kërkojë zgjidhje.

Ujori – Do të keni probleme në komunikimin me të tjerët sot dhe do të jetë ‘mision’ i vështirë që t’ju kuptojnë. Jeta sentimentale mund të ketë më shumë harmoni nëse i kushtoni më shumë vëmendje nevojave të partnerit.

Peshqit – Është e këshillueshme që të mos merrni përsipër përgjegjësi të tjera në punë. Duket se nuk do të jeni në formën më të mirë. Sot merruni me aktivitete rutinë./tvklan.al

173

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445