INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi sot, ju sugjeroj ta lexoni. ‘Leku letër’ sot për këtë shenjë

Horoskopi sot, ju sugjeroj ta lexoni. ‘Leku letër’ sot për këtë shenjë

Publikuar më: 10:10 03-10-2017

Horoskopi sot.

Dashi Nëse sot doni të mbyllni një çështje që prej kohësh jeni duke u marrë ky është momenti i duhur. Marrëdhëniet me partnerin janë duke u stabilizuar. Bëni kujdes me shëndetin.

Demi Sot do të ndiheni plot energji pozitive dhe këtë ndajeni me miqtë dhe njeriun tuaj të zemrës. Mendoni se jeni sundimtar të çdo gjëje, por edhe sundimtarët mund të rrëzohen.

Binjakët Përdorni të gjithë aftësitë tuaja për të bërë biznes. Do të takoheni me njerëz që prej kohësh po i prisnit dhe të gjitha projektet tuaja do të marrin jetë. Ky është momenti që të tregoni se sa me shumë pasion e keni punën tuaj.

GaforrjaImagjinata dhe zgjuarsia jua mund t’ju çojnë përpara me projektet e punës. Jini të hapur ndaj këshillave dhe merrini ato me seriozitet. Sot është dita juaj me shumë fat.

Luani– Takimet me shoqërinë do të sjellin njohje të reja të cilat do të jenë shumë emocionuese. Për sa i përket punës nëse keni plan të ndërmerrni hapa të mëtejshëm sot do të nisni diskutimet.

VirgjëreshaAftësitë tuaja do vihen në pah sot gjatë një takimi punë. Projektet tuaja do të vlerësohen aq shumë nga kolegët dhe shefi sa dhe vetë ju do të impresionoheni.

Peshorja Lini mënjanë impenjimet e punës dhe kushtojini kohë njerëzve tuaj të zemrës, pasi kanë nevojë për ju. Edhe pse e keni të pamundur të shkëputeni nga puna, jo gjithmonë ajo duhet të zërë pjesën më të madhe të ditës tuaj.

Akrepi Do të keni takim frytdhënëse dhe shpërblyese. Çdo vendim që do të merrni sot do të jetë në të mirën tuaj dhe mos u bëni pishman dhe nëse dikush nuk do të ndajë të njëjtin mendim me ju.

Shigjetari Një mik do ju ofrojë një ide e cila do të jetë brilante në punë tuaj. Është koha ta merrni seriozisht dhe të shmangni çdo dyshim që mund të keni në kokë. Është momenti të veproni.

Bricjapi Interesat financiare papritur mund të marrin një kthesë tjetër, e cila do të jetë pozitive. Prej kohësh kishit rënë në kolaps dhe asnjë punë e juaj nuk po jepte frytet e pritura. Sot gjërat do të ndryshojnë.

Ujori Ndjeheni shumë mirë fizikisht dhe mendërisht. Në punë  gjërat do të ecin sipas planeve tuaja. Dhe në dashuri do jeni gjatë gjithë kohës në vëmendjen e partnerit. Ky është momenti për të bërë plane për të ardhmen.

Peshqit Sot do të kaloni të gjitha vështirësitë me të cilat jeni përballur muajt e fundit. Një mik do t’ju ofrojë ndihmën e tij. Këshilla e tij do të jenë shumë të vlefshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828