INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi sot, disa nga ju paskan një ditë të keqe…

Horoskopi sot, disa nga ju paskan një ditë të keqe…

Publikuar më: 09:40 12-09-2017

Shpesh herë horoskop është një faktorë shumë interesant që të tregon sesi mund të të shkojë dita, herë ka lajme të mira e herë kalajme të këqija…

Dashi – Të tjerët do të jenë shumë të gatshëm t’ju dëgjojnë, mjafton të tregoheni të kujdesshëm për të mos lënduar ata që nuk e meritojnë duke thënë më shumë seç duhet. 

Demi – Kohët e fundit keni qenë disi të shqetësuar për dikë që keni përzemër, e që momentalisht ndodhet larg. Nëse jeni të merakosur sepse nuk ju kanë treguar gjithçka bëni durim, lërini të tjerët që të marrin kohën që iu nevojitet.

Binjakët – Një problem familjar me të cilin jeni marrë kohët e fundit do të kërkojë zgjidhje. Do t’ju duhet që të dëgjoni të gjitha faktet për të vendosur mënyrën sesi duhet të silleni. 

Gaforrja – Pa ditë të këqija nuk do të mund të vlerësonit të mirat. Megjithatë, sot do të merrni një surprizë mjaft të këndshme që do të ndryshojë ditën. 

Luani – Jeni duke provuar për të krijuar një marrëdhënie me dikë që ju pëlqen. Bëhet fjalë për një person pak posesiv për gustot tuaja, por tashmë është disi vonë. Ndaj provojeni, në të kundërt mund të pendoheni.

Virgjëresha – Një pjesëtar i familjes i njohur për faktin që nuk mban gjë për vete do t’ju trondisë. Mos u mërzisni dhe mos u ofendoni. Po përpiqen për më të mirën. 

Peshorja – Ndonëse mund të jeni përpjekur që të ruani qetësinë, nuk po ia dilni. Ndoshta ka ardhur koha t’i tregoni vendin të tjerëve. Mos u ndjeni keq, ndoshta vërtetë e meritojnë.

Akrepi – Po përpiqeni t’i tregoni dikujt se sa me mend është që të jetë krah jush. Gjithçka do të shkojë më së miri, në fund të fundit kush mund t’ju rezistojë? 

Shigjetari – Kurrë s’ju kanë pëlqyer sekretet dhe gënjeshtrat. Tendenca që keni është që sapo zbuloni të vërtetën t’ia përplasni tjetrit të gjitha faktet dhe atë që mendoni. Sot do të bëni pikërisht këtë.

Bricjapi – Ata që ju njohin nuk habiten nga sjellja autoritare që ju karakterizon, megjithatë e kundërta do të ndodhë me ata që janë bërë sëfundmi pjesë e stafit të punës. 

Ujori – Njerëzit e rinj me të cilët po qëndroni do të kërkojnë që të mbani përgjegjësi për gjërat që bëni. Shpesh ju pëlqen të neglizhoni ata që ju rrethojnë, ashtu sikurse dhe veten. Është mirë kur dikush ju zgjon.

Peshqit – Pas shumë kohësh në stres, më në fund do të keni mundësinë të punoni në qetësi. Tensioni i kohëve të fundit duket se po largohet dhe gjërat po i rikthehen normalitetit

Article Logic
Execution time: 0.0056178569793701