INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI JAVOR sipas astrologut Paolo Fox

HOROSKOPI JAVOR sipas astrologut Paolo Fox

Publikuar më: 15:35 25-05-2020

Dashi

Java fillon ngadalë dhe më pas rikuperoni në fundjavë, plot me intuita të mira dhe qetësi. Të favorizuar janë ata që duan të lëvizin në shtëpi ose punë: tani ata mund të marrin përfitime. Ka edhe një lajm pozitiv në frontin sentimental. Dalëngadalë vështirësitë tejkalohen. Nga mesi i javës mund të bëni zgjedhje të rëndësishme ose të rikuperoni një dashuri.

Demi

Gjërat nuk po shkojnë ashtu siç dëshironi dhe kjo ju sjell nervozizëm. Sidomos në dashuri, ku partneri mund të krijojë një situatë të vështirë ose sepse pranë jush (gjë për të cilën dëshironi qartësi) ekziston një person jo i besueshëm. Nëse takoheni shpesh me persona të Akrepië, Luanit dhe Ujorit bëni dyfish kujdes. Një person që nuk e keni frekuentuar për ca kohë mund të kthehet në jetën tuaj. Ju duhet të bëni zgjedhje të vështira nga një perspektivë e financave. Në punë do të duhet durim. Pavarësisht gjithçkaje, lajme të mira mund të vijnë.

Binjakët

Ajo që do të dëshironi të bëni, në dashuri, këtë javë varet nga ju dhe njerëzit pranë jush. Mund të ketë një pajtim me partnerin tuaj ose një pushim që do t’ju shtyjë të shikoni drejt horizonteve të reja. Ju jeni joshës dhe nuk keni mungesë të aftësive, kështu që nëse ju pëlqen dikush duhet të ecni përpara. Fat në punë, për ata që synojnë të kërkojnë një profesion të ri, por edhe emocione për ata që ndjekin punë të pavarur. Avantazhe të rëndësishme falë shumë planeteve të favorshëm që do të gjenden në hapësirën tuaj zodiakale.

Gaforrja

Ka mundësi punësimi për t’u shfrytëzuar, teksa afrohemi në qershor, dhe do të jetë më e lehtë t’i çoni të gjitha përpara. Kjo gjithashtu do të reflektojë në dashuri me kthimin e një energjie interesante. Të paturit më pak probleme në punë bën që ndjenjat të jetohen më të qeta. Kushtojini vëmendje financave. Nga 28 maji mund të mbështeteni në ndikimin e Mërkurit, i cili do të sjellë njohje të mira.

Luani

Intoleranca nuk ikën, por ju mund të filloni të shikoni pozitivisht drejt së ardhmes. Gjëja e rëndësishme është të mos prisni që përmirësimet e punës të vijnë menjëherë. Problemet që ju prekin në punë mund të ndikojnë në marrëdhënien tuaj: kujdes nga mosmarrëveshjet, veçanërisht nëse një person kthehet nga e kaluara juaj. Të enjten do të ndihmoheni nga Hëna në pamje të mirë. Ka lodhje fizike dhe mendore, por fundjava do të jetë pjesa më e mirë e shtatë ditëve të ardhshme.

Virgjëresha

Marsi është në kundërshtim dhe kjo tregon tensione në dashuri. Ka një nervozizëm të caktuar në ajër dhe ju mund të humbni durimin në ditët e fundit të majit. Fjalët mund të dëmtojnë, kështu që duhet të keni shumë kujdes në atë që thoni. Në të vërtetë, disa të lindur në shenjën tuaj, mund të jenë të pavendosur midis dy marrëdhënieve. Probleme në punë. Ju duhet të përpiqeni të vazhdoni me projektet tuaja, edhe nëse java nuk është më e mira dhe nëse një person është kundër jush. Shfrytëzoni mirë energjitë e mira që do të keni në mes të javës.

Ujori

Humbni forcë për shkak të lodhjes që po ndjeni. Ju nuk keni pse të nxitoni në punë: do të shihni që po lajme të mira do të vijnë. Gjithmonë ka disa komplikime sa i përket parave dhe kredive. Jeta juaj po ndryshon; kjo është diçka që e keni kërkuar prej kohësh, por – tani që ka ardhur koha për të bërë hapin e madh – frika ndjehet. Hëna e kundërt ju thotë të mos rrezikoni në datën 27.

Akrepi

Në këtë javë do të jetë e rëndësishme të rikuperoni forcën fizike në funksion të ditës së enjte, ditë kur do të fillojnë të vijnë të reja interesante. Dhe, mbase, edhe një mundësi për t’u shfrytëzuar. Nuk është e thjeshtë të flasësh me ju, dhe nervozizmi është gjithnjë i pranishëm, kështu që duhet të jeni të kujdesshëm me ndjenjat, veçanërisht drejt mesit të javës. Fakti është se ju jeni aq të përqendruar në çështje praktike, saqë e vendosni dashurinë në sfond. Dëshira për të bërë m shumë do të rritet gjatë fundjavës.

Shigjetari

Ju keni në mendje shumë projekte: asgjë konkrete, megjithatë, por krahasuar me muajt e vështirë që keni përjetuar, duhet të theksohet se tani po filloni të ngjisni shpatin. Rimëkëmbja do të jetë e ngadaltë dhe për këtë arsye do të duhet të jeni të duruar. Në dashuri përpiquni të shmangni komplikimet. Kini kujdes në fund të muajit, kur Hëna do të sjellë acarim.

Bricjapi

Edhe për ju, si për Akrepin, përpjekjet më të mëdha përqendrohen në punë dhe çështje praktike. Kjo e çon në mënyrë të pashmangshme dashurinë në sfond. Ka Bricjapë që po ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj ndjenjave; të tjerët që mund të kenë pasur përgjegjësi të rëndësishme në të kaluarën e vonë, siç është lindja e një fëmije, duhet të pushojnë. Ju jeni një nga shenjat më të forta dhe, megjithëse mund të ketë ndonjë siklet, java do të përfundojë pozitivisht. Mos gaboni mes të hënës dhe të mërkurës.

Ujori

Ndjeni lodhje. Ju nuk keni pse të nxitoni në punë: do të shihni që po vijnë lajme të mira. Gjithmonë ka komplikime sa i përket parave dhe të ardhurave. Jeta juaj po ndryshon; kjo është diçka që keni kërkuar prej kohësh, por – tani që ka ardhur koha për të bërë hapin e madh – frika ndihet. Hëna kundër ju thotë të mos rrezikoni.

Peshqit

Moment rishikimesh për dashurinë. Ju jeni në një udhëkryq. Ka pasur tensione të mëdha dhe tani duhet të kuptoni se çfarë ndjeni vërtet. Secili rast është i veçantë; gjithmonë përpiqeni të keni shumë qetësi në arsyetim. Situata është më e mirë në punë, ku do të ketë mundësi dhe projekte që do të shfrytëzohen. Kujdes nga debatet dhe lodhja të enjten dhe të premten. Stabiliteti është i vështirë për t’u ruajtur tani.

Article Logic
Execution time: 0.0038630962371826