INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi javor i dashurisë, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën nga shenjat

Horoskopi javor i dashurisë, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën nga shenjat

Publikuar më: 13:41 09-07-2018

Dashi – Kjo javë do të ketë në fokus pasionet tuaja. Pozicioni i favorshëm i Mërkurit, do ju japë mundësinë që të arrini ato që aspironi. Ditët më me fat për këtë javë do të jenë e mërkura dhe e enjtja, kur hëna do të jetë në favorin tuaj. Kujdes gjatë së enjtes dhe së premtes pasi ka një riks që disa gjëra të mos shkojnë siç e kishit menduar.

Demi – Fatmirësisht këtë javë Venusi do ju buzëqeshë. Planeti i dashurisë është gati t’ju dhurojë shumë pasion dhe emocion, pas një periudhe të gjatë problemesh në jetën tuaj sentimentale. E hëna do të jetë një ditë shumë me fat. Por edhe fundjava do të jetë ashtu siç do dëshironit. Ju prej një javë interesante.

Binjakët – gjatë kësaj jave, për fat të keq Venusi ju ka kthyer shpinën. Do të keni ditë të mbushura me tension dhe diskutime me partnerin, të cilat kërkojnë shumë durim për të kuptuar njëri – tjetrin. E marta dhe e mërkura do të jenë ditët më të qeta për ju. Në sektorin e punës ka disa surpriza interesante.

Gaforrja – Fatmirësisht Venusi është në anën tuaj këtë javë. Tashmë do të fillojë një periudhë shumë pozitive në anën sentimentale. Sidomos për beqarët, të cilët do të kenë takime interesante. Ata që janë çift, do të shijojnë një javë plotë dashuri dhe pasion. Nëse keni pasur probleme me partnerin, kjo është koha që ti sqaroni keqkuptimet.

Luani – Venusi do ju braktisë këtë javë, për të shkuar në Virgjëreshë. Mos u shqetësoni gjithsesi. Në këtë periudhë gjërat kanë ecur mirë në fushën e dashurisë. Yjet do vazhdojnë tju favorizojnë edhe gjatë kësaj jave. Të martën dhe të mërkurën tregohuni të vëmendshëm pasi mund të merrni lajme shumë të mira. Por fundjava është ajo e cila mund të quhet pa frikë, super e mbarë.

Virgjëresha – Lajme të shkëlqyera për ju. Venusi do të hyjë në shenjën tuaj, dhe kështu do të nisë një periudhë plotë me emocione dhe me lajme të mira, sidomos në fushën sentimentale. Beqarët mund të takojnë njeriun e ëndrrave, ndërsa ata që e kanë gjetur, do e shijojnë më së miri. Ditët me fat janë e hëna, e enjtja dhe e premtja.

Peshorja – Për shenjën tuaj vijon një periudhë qetësie të cilën e garanton Mërkuri, transmeton lexo.al. Mes të martës dhe të mërkurës, një hënë me fat ju ka rezervuar surpriza të këndshme. Përfitoni nga këto ditë, sidomos në sektorin e punës. Fundjava do të jetë e gjitha për ndjenjat.

Akrepi – Më në fund këtë javë Venusi do të jetë në shenjën tuaj. Duke qenë se keni pasur disa probleme në jetën tuaj sentimentale, më në fund ju vjen qetësia. E hëna do të jetë një ditë e mirë për ju, pasi Mërkuri do të jetë në favorin tuaj.

Shigjetari – Për fat të keq, këtë javë Venusi është në një pozicion negativ për shenjën tuaj. Nëse jeni të lidhur, ju presin keqkuptime dhe zënka të shumta. E mërkura dhe e marta do të jenë ditë tejet të vështira për ju, por në sektorin e punës çdo gjë do të shkojë më së miri.

Bricjapi – Më në fund Venusi është në anën tuaj. Tensionet në dashuri, do të marrin fund gjatë kësaj jave, dhe kështu do të nisë një periudhë qetësie dhe relaksi. Bëni kujdes gjatë së enjtes dhe së premtes, pasi mund të keni tensione të papritura nëse nuk tregoheni të vëmendshëm.

Ujori – Gati të merrni frymë lirisht? Më në fund këtë javë, Venusi nuk është në pozicion të kundërt me ju. Këto kohë gjërat nuk kanë qenë të lehta në fushën e dashurisë, por kjo është java e duhur për të fituar qetësinë e munguar. Për ju që jeni në një lidhje problematike, është koha ti jepni fund, ndërsa e marta dhe e mërkura janë ditë të mira. Fundjava do ju shkaktojë probleme, por merreni lehtë.

Peshqit – Për fat të keq, nuk ka lajme të mira për ju këtë javë. Venusi do të jetë kundër jush, ndërsa nuk do të mungojnë tensionet dhe keqkuptimet. Kujdes në mesin e javës, pasi gjërat do fillojnë të komplikohen. Tregohuni të sinqertë me njerëzit.

Article Logic
Execution time: 0.0039122104644775