INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi i javës, klasifikimi shenjave sipas astrologut Paolo Fox

Horoskopi i javës, klasifikimi shenjave sipas astrologut Paolo Fox

Publikuar më: 14:12 25-03-2018

Sikundër cdo të dielë astrologu i famshëm Italian Paolo Fox na njeh me klasifikimin e shenjave për të gjithë javën që vijon 25 mars-31 mars.

Dhe për këtë javë të fundit të këtij muaji ja cila është renditja nga shenja e 12 më pak e favorizuara e javës tek shenja më me fat.

Intv.al ju njeh me klasifikimin:

Në vend të 12 Gaforrja

Do të jetë në javë e mbushur me tensione, mbi të gjitha sepse jeni të lodhur dhe nervozë. Por do të jetë mirë të evitoni diskutime të tipit emocional.

Virgjëresha në vend të 11
Kjo javë nis dis ngadalë. Kujdes të mërkurën dhe të enjten ditët më të vështira të javës.

Bricjapi në vend të 10
Një muaj i vështirë marsi për ju. Mos u dorëzoni ky është një vit i rëndësishëm për ju dhe të reja trokasin në jetën tuaj.

Në vend të 9 Akrepi
Edhe për ju ky është një vit i rëndësishëm. Është e rëndësishme të ndryshoni horizont dhe rrugë por edhe të dëgjoni, ju ndihmon në çdo aspekt.

Peshorja në vend të 8
Këto janë momente të mbushura me shumë konfuzion. Mos u dekurajoni besojini zemrës tuaj.

Ujori në vend të 7
Duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi rimarrjes së energjive, edhe nëse keni probleme fizike.

Në vend të 6 Binjakët
Është pa dyshim një periudhë ringritje, por do të hasni disa vështirësi sidomos të mërkurën, të enjten e të premten.

Demi në vend të 5
Të lindurit e kësaj shenje janë në një fazë revoluzioni në jetën e tyre, jeni të favorizuar.

Dashi në vend të 4
Mërkuri dhe Venusi janë në shenjën tuaj, është një moment shumë intrigant edhe pse Saturni nuk është pranë.

Në vend të 3 Peshqit
Jeni një nga shenjat më të forta të momentit. Është koha e duhur të mbyllni disa gjëra dhe të shpalosni eksperiencat tuaja.

Luani në vend të 2
Një javë e bukur për ju, sidomos për zemrën

Dhe shenja më e favorizuar e javës Shigjetari
Është një javë e rëndësishme, thuajse vendimtare. Do të keni ide të qarta për të ardhmen tuaj projektet marrin jetë.

Article Logic
Execution time: 0.0027420520782471