INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR! Zbuloni surprizat dhe të papriturat për shenjën tuaj

HOROSKOPI DITOR! Zbuloni surprizat dhe të papriturat për shenjën tuaj

Publikuar më: 11:01 29-03-2020

Dashi

Çdo gjë ka për të qenë shumë më e lehtë për ju gjatë kësaj dite dhe do ndiheni plotësisht të qetë. Gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqyer sot. Do t’i zbatoni me përpikmëri këshillat që iu kanë dhënë familjarët dhe do ndiheni sërish në formë si më parë. Edhe për ndonjë dhimbje të vogël nuk do pini medikamente, por vetëm gjëra bimorë e pa efekte anësore. Në planin financiar do ndiqni strategji strikte dhe do arrini ta stabilizoni situatën. Çdo gjë ka për të ecur për mrekulli në këtë sektor.

Demi

Dita e sotme do jetë e mirë dhe do arrini të merrni vendimet e duhura. Do komplimentoheni pafundësisht nga të tjerët. Gjendja fizike do jetë goxha e mirë. Vazhdoni të hidratoheni dhe të çlodheni. Mos u merrni gjithë ditën me punë sepse do ndiheni shumë të lodhur në mbrëmje dhe do iu zërë gjumi menjëherë. Sipas Dritare.net, në planin financiar duhet t’i bëni me kujdes llogaritë në mënyrë që të mos ju dalin të papritura të pakëndshme.

Binjakët

Urani ka për të sjellë probleme në jetën tuaj sot. Do neglizhoni gjëra të rëndësishme e nga ana tjetër impulsiviteti do ju shtyjë drejt gabimeve të mëdha. Edhe shëndeti do jetë problematik. Nuk do kujdeseni për ushqimin, do e teproni me alkoolin dhe ushtrimet do i lini pas dore. Do pendoheni për këto gabime, por mund të jetë vonë. Buxheti nuk do jetë shumë i mirë kështu që kujdes me çdo shpenzim që do kryeni nëse nuk doni të mbeteni pa para.

Gaforrja

Klima yjore do jetë shumë e ngrohte gjatë kësaj dite. Do keni qetësinë e ëndërruar aq shumë dhe do e ndryshoni paksa stilin e jetës. Gjendja fizike dhe ajo mendore kanë për të qenë për mrekulli. Meditimi ju ka bërë vërtet shumë mirë dhe supat e shijshme ju kanë ndihmuar me organin tretës. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin sepse shumë shpejt do keni nevojë për më tepër para.

Luani

Planetët do i keni gjithë kohës në krah sot dhe ata do ju ndihmojnë të keni një ditë shumë të qëndrueshme. Gjendja shëndetësore do jetë disi më e mirë se disa ditë më parë. Nuk do keni më simptoma gripi pasi gjithë kujdesi që keni treguar do japë rezultat. Nuk do keni më as probleme me kapsllëkun që kohët e fundit ju ka munduar tej mase. Në planin financiar do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë dhe mund të bëni edhe disa investime.

Virgjëresha

Për fat të keq shumicën e kohës do ndiheni të mërzitur sot dhe aspak të qetë. Shëndeti do kërkojë më tepër përkujdes sidomos nesh vuani nga problemet e zemrës. Mundohuni të bëni një jetë sa më të shëndetshme tani që jeni mbyllur në shtëpi dhe ndryshoni disa zakone të ushqyeri. Edhe në planin financiar do jeni me fat. Situata do përmirësohet më shumë nga sa e kishit menduar ndonjëherë.

Peshorja

Nëse tregoheni të sinqertë dhe nëse i bëni gjërat me zemër gjatë kësaj dite, nuk keni për të pasur asnjë surprizë të keqe. Shëndeti nuk ka për të qenë i keq përveç ndonjë rrufe që mund t’iu kapë. Pini gjëra të ngrohta dhe keni për ta parë që gjithçka do kalojë shpejt. Përgjithësisht dita e sotme do jetë harmonike. Sipas Dritare.net, do dini si t’i koordinoni gjërat dhe nuk do nxitoheni për asgjë.

Akrepi

Në disa momente Saturni do ju bëjë paksa impulsivë gjatë kësaj dite megjithatë nuk do hasni aspak probleme serioze. Shëndeti mund të kalojë edhe disa peripeci gjatë kësaj dite dhe duke mos dalë dot nga shtëpia do eksperimentoni me cajra dhe gjëra të tjera që keni në shtëpi për t’u qetësuar. Me shpenzimet do bëni çmenduri dhe gjendja mund të destabilizohet pak. Kujdes sepse të gjitha pasojat do i ndieni në të ardhmen.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do dini si të përshtateni me çdo lloj situate dhe do i keni idetë shumë më të qarta se dje. Shëndeti do kërkojë pak më tepër përkujdes se më parë. Tregohuni vigjilentë, por çdo sinjal që do iu dërgojë trupi në mënyrë që të mos jetë vonë për të marrë masa. Me shpenzimet duhet të tregoheni patjetër më të matur sepse shumë shpejt gjendja do ju përkeqësohet.

Bricjapi

Marsi do ju bëjë shumë më luftarakë gjatë kësaj dite. Do ecni përpara pa menduar për të nesërmen dhe do shfrytëzoni çdo moment në maksimum brenda banesës tuaj. Shëndeti në tërësi do jetë i mirë, vetëm bëni pak kujdes me gjërat e thata që do keni dëshirë të konsumoni. Shmangni edhe produktet e përpunuara e në vend të tyre konsumoni gjëra të freskëta. Buxheti ka për të qenë shumë herë më i mirë se më pare dhe e gjithë kjo nga maturia dhe kujdesi juaj.

Ujori

Sado vështirësi t’iu dalin në jetë ju dini gjithmonë të mbani zgjuar shpresën dhe nuk dorëzoheni. Shëndeti do jetë në gjendje tejet të mirë. Nuk do ndiheni aspak të lodhur dhe do ndiheni më optimistë për ditët në vijim. Do telefononi miqtë dhe do i këshilloni për të qenë edhe ata si ju. Bravo për iniciativën. Në planin financiar do jetë Plutoni ai që do ju ndihmoje t’i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do mendoni vetëm për veten tuaj dhe shpesh do futeni në konflikte me ata që ju rrethojnë. Shëndeti nuk do jetë i keq, madje nuk do ndiheni më të lodhur e pa fuqi se më parë. Edhe këmbët do i ndieni më të qeta dhe nuk do keni më dhimbje barku. Financat do i menaxhoni gjithë kohës me kujdes dhe maturi, prandaj gjendja do mbetet e ekuilibruar.

Article Logic
Execution time: 0.0039291381835938