INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Surpriza dhe ters, zbuloni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

HOROSKOPI DITOR/ Surpriza dhe ters, zbuloni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

Publikuar më: 10:32 08-02-2021

Dashi- Prania e Hënës dhe Diellit në shenjën e Bricjapit do t’ju bëjë që të mos i kaloni këto ditë ashtu si do të dëshironit. Do të jeni të tensionuar sidomos përsa i përket aspektit profesional.

Demi- Jeni të mbingarkuar me energji pozitive, saqë asgjë nuk do t’ju duket e pamundur. Mendoni të relaksoheni dhe të shfrytëzoni në maksimum fundjavën. Për këtë do t’ju ndihmojë dhe prania e Hënës në shenjën e Bricjapit.

Binjakët- Keni nevojë të largoheni nga rutina e zakonshme e ditëve tuaja. Një udhëtim do t’ju bënte mirë, jo vetëm psikologjikisht por edhe fizikisht.

Gaforrja- Pjesa e parë e ditës do t’ju gjejë shumë pesimistë, kjo dhe si pasojë e pranisë së Hënës në shenjën e Bricjapit dhe Saturnin në shenjën e Peshores. Bëni durim është thjeshtë një fazë kalimtare.

Luani- Do të jetë një ditë me fat për ata që janë në një lidhje dhe do të bëni plane afatgjata me partnerin. Do të bini dakord për çdo gjë. Në lidhje me financat, duhet të kurseni që të stabilizoni situatën.

Virgjëresha – Nëse nuk doni që jeta në çift të marrë një kthese të gabuar gjatë kësaj dite, tregohuni shumë të kujdesshëm me fjalët dhe me gjestet. Me shpenzimet nuk duhet të bëni veprime të nxituara.

Peshorja- Ju duket sikur jeni në një planet tjetër. Jeni shumë te paqartë për jetën tuaj. Ju duket sikur asgjë nuk do të shkojë në vendin e duhur. Kini durim, e ardhmja do t’ju sjellë mjaft mundësi të mira.

Akrepi- Do të jetë një ditë pozitive për ata që janë në një lidhje. Do të mbizotërojë harmonia dhe momentet e bukura. Shfrytëzojeni ditën sa më shumë. Për sa i përket financave, kini më shumë besim tek vetvetja.

Shigjetari- Ditë romantike për ata që janë në një lidhje. Do të shikoni çdo moment të ditës. Edhe në lidhje me financat, gjendja do të mbetet e kënaqshme nëse do të dini si të menaxhoni paratë.

Bricjapi- Sot do të jeni të pagabueshëm në zbatimin e planeve tuaja. Intuita juaj do t’ju bëjë që të merrni atë që kërkoni nga njerëzit që ju rrethojnë.

Ujori- Me praninë e Jupiterit në shenjën e Demit do të vini re që dikush kërkon t’ju ngatërrojë me miqtë. Aftësia juaj për të qenë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë do të rritet.

Peshqit- Nuk do të jetë një ditë e qetë për çiftet. Do të keni debate të vazhdueshme me partnerin/en dhe askush prej jush do të tolerojë. Në planin financiar do të përballeni me disa probleme. Bëni mirë të merrni masa sa më shpejt.

Article Logic
Execution time: 0.0025439262390137