INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Surpriza dhe ters, zbuloni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

HOROSKOPI DITOR/ Surpriza dhe ters, zbuloni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

Publikuar më: 12:29 27-12-2020

Dashi– Sot do të jetë një ditë e mirë për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Në aspektin financiar do të keni gjithçka nën kontroll dhe do arrini të fitoni shuma të mëdha parash. Do të ketë surpriza për të dashuruarit.

Demi- Të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje do të jenë shumë energjik sot. Do jeni në qejf për të punuar dhe në mbrëmje iu presin surpriza. Planet që keni bërë më parë do të realizohen.

Binjakët- Sot do të zhgënjeheni pasi një problem do u shqetësojë gjatë gjithë ditës. Këshilloheni që të shmangni debatet në punë dhe në familje, pasi mund të keni shumë probleme më vonë. Edhe të dashuruarit të kenë kujdes me partnerin/en.

Gaforrja- Një ditë e bukur parashikohet të jetë kjo e diel për ju. Të gjitha investimet që keni bërë më parë do të kthehen në fitime dhe financat do jenë në kontrollin tuaj. Problemi shëndetësor që u ka shqetësuar do të marrë fund.

Luani- Të gjithë ditën do ta kaloni në punë dhe nuk do të keni kohë për të afërmit tuaj. Lodhja juaj do të shpërblehet pasi eprorët mund të mendojnë për një shpërblim më të mirë financiar. Në lidhje dashurinë gjithçka do shkojë mirë.

Virgjëresha- Duhet të jeni të kujdesshëm sot, pasi situata nuk është në kontrollin tuaj. Sot do të përfundoni punët e lëna pezull dhe do merrni një shpërblim. Deri në mbrëmje do të vendosni për udhëtimin që e kishin menduar më herët.

Peshorja- Një problem në familje do u marrë shumicën e kohës këtë të diel. Financat do i keni në kontroll por mos bëni shpenzime të pamenduara. Të dashuruarit do kalojnë momente të bukura dhe do marrin një surprizë.

Akrepi- Problemi shëndetësor që u solli shqetësime gjatë javës do të rikthehet sërish. Vizita tek mjeku do t’iu qetësoje, por duhet të tregoni kujdes për veten. Prisni një lajm të mirë nga miqtë. Kujdes me shpenzimet e pamenduara.

Shigjetari- Një ditë e bukura parashikohet kjo e diel për ju. Sot do të marrin fund të gjitha problemet dhe në mbrëmje do kaloni momente të bukura me miqtë. Do merrni një lajm të mirë nga banka dhe do lumturoheni.

Bricjapi- Sot do ndiheni shumë të lodhur dhe nuk do keni dëshirë as për punë dhe as për të dalë me miqtë. E gjithë dita do jetë e zymtë për ju dhe do e kaloni vetëm në shtëpi. Të dashuruarit duhet të kenë kujdes.

Ujori- Një problem shëndetësor do u shqetësoje gjatë gjithë ditës dhe nuk do jeni i lumtur. Shmangni të gjitha diskutimet që mund të sjellin debate të forta se në fund ju do dilni të humbur. Mund të merrni një lajm të keq.

Peshqit- Sot do të jeni në gjendje të zbatoni me sukses planet e biznesit. Sot do të kaloni momente të bukura me familjen dhe do merrni një lajm të mirë. Nëse keni plane për udhëtim duhet t’i bëni që sot.

Article Logic
Execution time: 0.0038309097290039