INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas PAOLO FOX/ Muaj i ri, surpriza të reja, këto janë 2 shenjat më me FAT!

HOROSKOPI DITOR sipas PAOLO FOX/ Muaj i ri, surpriza të reja, këto janë 2 shenjat më me FAT!

Publikuar më: 10:26 01-11-2019

Cilat shenja do ta nisin më mirë nëntorin? Mësojeni më poshtë:

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox sot do të keni shumë arsye për të buzëqeshur. Nuk ishte një javë e lehtë: duhej të përballeshit me grindje, probleme në punë, zili dhe probleme të përgjithshme. Tani ju jeni në rritje: përfitoni nga kjo Ditë e Gjithë Shenjtorëve për të jetuar një përvojë origjinale, me njerëzit që ju doni më shumë. Mos mendoni për pjesën tjetër.

BINJAKET

Një e premte shumë pozitive po vjen gjithashtu për ju. Ndiheni mirë në një nivel fizik dhe me shoqërinë e duhur ndjeheni të aftë të arrish çdo qëllim. Bashkohuni me miqtë tuaj të vjetër, partnerin tuaj ose disa anëtarë të familjes dhe përfshihuni në marrëdhënie. Puna? Jo gjithçka shkon ashtu siç dëshironi, por jeni shumë të lumtur sot, që të mendoni për të. Shtyni gjithçka javën e ardhshme.

Dashi

Ju pret një ditë stresuese dhe nën ritmin e duhur, gjatë së cilës mund të përballeni me tensione. Bëni kujdes sa i takon dashurisë gjatë kësaj fundjave, në mënyrë që të mos përfshiheni në polemika, pasi jeni të gatshëm në çdo moment për debat. Është e vërtetë që jeni përballur me probleme, por nuk është kjo sjellja që ju përshtatet. Jeni shumë të tensionuar në raport me të tjerët, përfshi edhe në raportet familjare.


Gaforrja

Keni nevojë për të qenë më të qetë dhe më të relaksuar si dhe për të gjetur diçka që ju bën të ndiheni mirë. Nëse në dashuri jeni përballur me keqkuptime, mundohuni që të gjeni zgjidhjen sa më parë. Në punë, shfrytëzoni idetë e mira.

Luani

Kjo e premte rrezikon që të jetë e mbushur me polemika nëse nuk tregoheni të kujdesshëm. Mundohuni që të mos bini pre e provokimeve. Kjo gjë vlen sidomos në familje, nëse keni një raport konfliktual me dikë. Bëni mirë që ti shmangni diskutimet.

Virgjëresha

Ju pret një ditë pozitive, ku gjatë saj do të ketë rikuperim të ndjeshëm. Nëse keni pasur diskutime, me gjasë do të sqaroheni duke rigjetur qetësinë.

Peshorja

E premtja do të jetë mjaft pozitive dhe paralajmëron një periudhë në të cilën gjërat do të jenë në favorin tuaj. Bëni mirë që të viheni në lëvizje dhe kënaqësitë nuk do të mungojnë. Situatat do të vijnë duke u përmirësuar nga dita në ditë.

Akrepi

Gjatë kësaj fundjave mund të organizoheni, të bëni projekte dhe të mendoni për të ardhmen. Gjëja më e rëndësishme është që të mos mendoni më për të kaluarën. Duhet të prisni degët e thata dhe të shkëputeni përfundimisht nga e kaluara, në mënyrë që t’ia nisni siç duhet. Kjo gjë vlen edhe për punën, ndaj mundohuni që të organizoheni në bazë të asaj që do të vijë.

Shigjetari

Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar gjatë kësaj dite. Venusi do të hyjë në shenjën tuaj dhe do ju japë dorë, qoftë nëse jeni vetëm, edhe nëse jeni çift. E rëndësishme është që të mos mbylleni brenda vetes. Edhe sa i takon punës, gjërat do të ecin më së mirë, ku do të keni një sërë mundësish or të shfrytëzuar. Me pak fjalë yjet janë në anën tuaj, ndaj përvishni mëngët.

Bricjapi

Mundohuni që ta shfrytëzoni në maksimum këtë të premte, pasi mund të rezultojë vërtetë mahnitëse. Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe do të favorizojë dashurinë, ndaj mundohuni që të përfitoni. Ndërsa sa i takon punës, mund të ketë të papritura dhe vonesa, të cilat gjithsesi do të zgjidhen.

Ujori

Jeni mjaft të favorizuar në dashuri, pas një periudhe të gjatë me kriza dhe tensione. Tashmë do mund të zgjidhni problemet sentimentale dhe të afroheni me dikë nëse keni patur një largim, shkruan noa.al. Do të keni po ashtu mundësi për të zbuluar pasione të reja dhe për tu përfshirë në projekte premtuese.

Peshqit

Gjatë kësaj periudhe ndiheni disi konfuz në dashuri dhe shumë kërkues në familje dhe në punë. Duhet të mundoheni që të gjeni një ekuilibër. Në dashuri mundohuni që të bëni kujdes, sidomos nëse jeni të dyjëzuar mes dy lidhjeve. Ndërsa në punë dhe familje, duhet të largoni çdo gjë që nuk iu duhet, pasi nuk ka rrugë tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0025930404663086