INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas PAOLO FOX/ Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

HOROSKOPI DITOR sipas PAOLO FOX/ Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

Publikuar më: 11:48 10-11-2019

DASHI

Eshtë pak kohë stresuese për ju, kjo ju bën që të jeni shpesh nervozë edhe me familjen tuaj. Mendoni me kujdes përpara se të thoni diçka, veçanërisht në një kontekst sentimental.

DEMI

Ju i keni përjetuar javët e kaluara me një farë rënieje të humorit, por tani gjërat po bëhen gjithmonë e më të mira. Eshtë koha për të marrë jetën tuaj përsëri në duart tuaja, veçanërisht në punë dhe me projektet që keni.

BINJAKET

Do të jetë një fundjavë plot surpriza, por gjithashtu dhe mbi të gjitha një fundjavë revolucioni. Jeta juaj ka ndryshuar brenda një kohe të shkurtër dhe është koha të bëni zgjedhje të rëndësishme.

GAFORRJA

Eshtë koha që t’i përkushtoheni vetes tuaj, në muajt e fundit ju jeni përqendruar shumë tek të tjerët duke lënë pas dore lumturinë tuaj. Tani gjërat do të ndryshojnë dhe deri në fund të muajit do të ketë pika kthese tejet të rëndësishme.

LUANI

Në dashuri mund të ketë disa befasi të këndshme, pas një kohe pak negative. Ju jeni duke rizbuluar ndjenjat, dhe ata që ndodhen tashmë në një lidhje, janë të gatshëm ta forcojnë atë.

VIRGJERESHA

Ky muaj nuk është shumë emocionues, veçanërisht për shkak të stresit. Mos u shqetësoni, panorama do të jetë e plotë në dhjetor, dhe gjërat pa dyshim që do të përmirësohen.

PESHORJA

Mund të krijoni kontakte me njerëz që nuk i keni dëgjuar prej një farë kohe, njerëz të këndshëm janë duke pritur për ju. Këto ditë do të keni mënyra për t’u rikuperuar si fizikisht ashtu edhe mendërisht, përpiquni të relaksoheni sa më shumë.

AKREPI

Ditë me luhatje, me pjesën fillestare pozitive, më pas disa pengesa në pasdite ose në mbrëmje. Mundohuni të mos i bëni gjërat me nxitim, të mos bini pre e provokimeve, t’i lini gjërat të rrëshqasin, duke filluar këtë pasdite dhe për gjithë fundjavën.

SHIGJETARI

Ju keni mundësi të reja në punë, mos lejoni që të frikësoheni nga një zgjedhje, sepse zhvillimet do të jenë pozitive. Vitin tjetër do të ketë zhvillime të reja. Tani është dashuria që shkakton akoma edhe pak shqetësim.

BRICJAPI

Ditë shumë pozitive, nëse dini të njihni dhe kapni një emocion, një rast. Edhe për sa i përket punës, yjet janë në anën tuaj, megjithëse mund të ketë akoma probleme me kolegët ose eprorët.

UJORI

Jeni pak të lodhur, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht, dhe kjo ndikon në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Nëse keni çështje ligjore ose jeni në pritje të një procesi gjyqësor, mund të keni një zgjidhje në favorin tuaj më vonë këtë vit.

PESHQIT

Ditë e mbarë, por do keni disa probleme. Mundohuni të mos frikësoheni dhe shihni se mund të zgjidhni gjithçka. Përkushtojuni dashurisë, në këto ditë më në fund do të keni mundësi të hapni zemrën tuaj. / meb.al

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994