INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Javë e re, surpriza të reja, mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI DITOR/ Javë e re, surpriza të reja, mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 09:28 14-09-2020

Dashi-Kërkoni për ndihmë nëse keni nevojë. E keni si natyrë që të shërbeni për të tjerët, por keni nevojë që edhe të tjerët të kujdesen për ju. Përkujdesuni shumë për njerëzit që doni. Sa i përket punës mundohuni që të mos i bëni të gjitha vetë, por ta shpërndani punën tek të tjerët.

Demi-Duhet që të mbani emocionet në balancë. Ky është çelësi për të pasur një ditë sa më të suksesshme. Ruani kontrollin. Do ta shikoni që nuk ka për të qenë shumë e vështirë.

Binjakët-Duket sikur po ecni në një rrugë qorre, sidomos kur vjen puna tek emocionet. Keni qenë në presion kohët e fundit. Mundohuni që të mos i shkatërroni ato që keni ndërtuar. Pastrojeni mendjen dhe dëgjoni zemrën kur të merrni vendime.

Gaforrja-Fokusohuni në aspektet pozitive të jetës dhe mundohuni që t’i zgjeroni këto energji. Ju ka ardhur në derë një mundësi shumë e madhe. Çelësi për ta kapur është që të qëndroni pranë gjërave që ju bëjnë të lumtur. Nëse keni besim do të keni edhe sukses.

Luani-Sigurohuni që të keni fjetur mirë. Mund të mos ndiheni në formën më të mirë fizike, por kjo nuk duhet që t’ju pengojë së bëri detyrat që ju kanë caktuar. Emocionet mund të jenë të paparashikueshme sot. Mundohuni që të qëndroni me këmbë në tokë.

Virgjëresha-Do të kaloni disa situata të çuditshme sot. Do të shkoni në atë pikë saqë nuk do ta kuptoni realitetin e situatave. Mirëpo duhet të përfitoni nga energjia që qarkullon në ajër. Mundohuni që të qëndroni të balancuar sa i përket emocioneve.

Peshorja-Ka shumë gjëra për të folur, por për disa arsye nuk po thuhet asgjë. Kjo është një ditë ku do të fliten të nxirren të gjitha sekretet në çift. Secili ka diçka për t’i thënë tjetrit. Duhet që të hidhni hapin e parë, dhe do ta shikoni që ka për t’ia vlejtur.

Akrepi-Jeni në humor shumë të mirë për të kaluar kohën me shoqërinë. Megjithatë emocionet do t’ju shkaktojnë pak probleme sot. Do të ndiheni sikur njerëzit kanë përshtypje ndryshe nga çfarë jeni në të vërtetë. Mos u ndjeni të pasigurtë. Kini vesim tek vetja dhe ecni përpara.

Shigjetari-Do të keni paranoja të çuditshme sot, por mos lejoni që t’ju pengojnë ditën. Emocionet po nxjerrin pjesën tuaj më të mirë. Realiteti i situatave është ndryshe nga ajo që perceptoni. Kështu që mundohuni që ta shmangni tendencën për t’i shpëtuar kësaj bote.

Bricjapi-Imagjinata po kalon kufijtë. Duhet që të mbani një kontroll sa më të mirë të emocioneve që të nxirrni më të mirën e vetes. Sigurohuni që veprimet tuaja lindin nga një balancim që i bëni mendimeve dhe emocioneve.

Ujori-Do t’ju duket sikur po kaloni mbi zjarr sot. Kërkoni vëmendje nga të gjithë. Çelësi për të arritur sukses në jetë është balanca. Kërkoni vëmendje dhe në të njëjtën duhet edhe të punoni.

Peshqit-Do të shijoni një ditë të jashtëzakonshme plot aktivitete me miqtë. Pozicioni i yjeve është në favorin tuaj, megjithatë nuk po e pëlqeni këtë gjë. Duket sikur njerëzit me të cilët punoni janë kundër jush.

Article Logic
Execution time: 0.0040559768676758