INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor/ Ja çfarë parashikojnë yjet sot për shenjën tuaj...

Horoskopi ditor/ Ja çfarë parashikojnë yjet sot për shenjën tuaj...

Publikuar më: 09:49 27-02-2019

Dashi – Forcojeni veten të bëni diçka emocionuese sot. Mund të mos jeni në humor të dilni, por nëse përpiqeni planetet thonë se do t’ia vlejë. Mos mendoni shumë, thjeshtë bëjeni.

Demi – Disa gjëra po ndryshojnë me shpejtësi dhe ju s’mund të bëni asgjë për t’i ndaluar. Por pse kërkoni të mos ndodhin kur ndryshimet do të jenë në të mirën tuaj. Pyeteni veten se si mund t’i ktheni këto ndryshime në favorin tuaj më pas veproni.

Binjakët – Nëse tërhiqeni në një mosmarrëveshje sot me dikë që është më i fortë, apo me më shumë lidhje se ju, atëherë humbjen do ta keni të pashmangshme. Kontrolloni temperamentin tuaj nëse gjërat nxehen. Nuk duhet medoemos të fitoni gjithmonë.

Gaforrja – Nuk keni pse kërkoni falje për diçka që keni thënë. Ju keni të drejtë t’i thoni gjërat ashtu siç mendoni edhe nëse njerëz me pozita kanë mendime krejt të tjera. Diversiteti i mendimeve është domosdoshmëri.

Luani – Sa më shumë të flisni për probleme me paratë, aq më pak gjasa ka që ta zgjidhni atë problem. Nisni të besoni se mundësia e artë do të vijë në kohën e duhur. Paratë do të vijnë sërish në dorën tuaj, mendoni si do t’i menaxhoni.

Virgjëresha – Nëse e keni të vështirë të shikoni anën e ndritshme të jetës për momentin, atëherë dilni dhe shpenzoni kohë me njerëz pikëpamja e të cilëve është më pozitive se e juaja. Me pak fat, gëzimi që do u japin ata do ju bëjë më të lumtur.

Peshorja – Ka një rrezik për momentin që ju mendoni se duhet të jeni të parët në gjithçka që bëni. Pse është rrezik diçka e tillë? Sepse ju bën ta forconi shumë veten. Ju do të jepni më të mirën kur gjithçka është e balancuar, kështu që mos vendosni presion mbi veten.

Akrepi – Era e ndryshimit po fryn me fuqi dhe lajmi i mirë është se ajo është në shpinën tuaj dhe po ju shtyn në një drejtim që është i duhuri për ju. Kështu që relaksohuni dhe shijoni udhëtimin. Do të arrini në një destinacion të mirë.

Shigjetari – Për momentin dukeni pak i humbur në pasiguri por nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Janë kohë si kjo që kohët e mira i bëjnë edhe më të mira, kështu që e vetmja gjë që mund të bëni është të prisni kohën tuaj.

Bricjapi – Mesazhi i yjeve për ju sot është t’i mbani gjërat sa më të thjeshta, si në jetën private ashtu edhe në punë. Jini të kujdesshëm teksa lëvizni pasi lehtësisht mund të shkoni në drejtim të gabuar.

Ujori – E pranoni apo jo, sot do duhet të hiqni dorë nga diçka që kurrë nuk do të donit. Mund të jetë një proces i dhimbshëm, por shpejt do të kuptoni se kurrë nuk u është dashur aq sa e keni menduar dhe se ju ka penguar mundësi të tjera.

Peshqit – Ndikimi i diellit mund të krijojë presion dhe situata të tensionuara. Duhet të tregoheni i kujdesshëm në marrëdhënien tuaj me eprorët. Ju mund të niseni për të bërë një gjest të mirë, por ata mund të mos e shikojnë kështu.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047