Dashi– Të gjithë vëmendjen tuaj do ja kushtoni të partnerit. Do të jeni plot energji dhe dëshirë për të punuar me pasion. Të gjitha detyrat që i kishit planifikuar për ti mbyll deri në fund të ditës do ti përfundoni që në mesditë.
Demi –Një debat i hershëm do të rindizet duke e bërë ditën plot tensione. Do të gjeni mbështetjen e kolegëve, por në fund përsëri do të ketë hatërmbetje. Një njeri i ri do të hyjë në jetën tuaj pa kuptuar. Mund të jetë dhe një dashuri me shikim të parë.
Binjakët – Një ditë e mbushur plot angazhime do të jetë kjo e sotmja. Bëni mirë të ruani qetësinë, pasi do të përballeni me disa njerëz që do të ndërpresin vrullin tuaj. Një vizitë në një vend fetar do ju bëjë të ndiheni mirë.
Gaforrja – Sot do të kuptoni se në këtë botë materialiste gjithçka gjykohet nga pamja e jashtme dhe njerëzit nuk shpenzojnë kohë për të njohur. Do ju duhet shumë kohë për të marrë vëmendjen e duhur. Mos e lini veten pas dore.
Luani – Matini mirën “hapat” që do të bëni sot. Marrëdhënia juaj është në pikëpyetje. Mos e lini partnerin, pas dore, pasi mund t’ju braktisë. Puna do të jetë plot ngjarje dhe duhet të jeni më të fokusuar në gjërat që janë të rëndësishme.
Virgjëresha – Financat do të jenë në vëmendjen tuaj përgjatë gjithë ditës. Një marrëveshje e re do të nënshkruhet, pasi prej kohësh e kishit pritur këtë moment. Do gjeni mbështetjen e të gjithë njerëzve që keni përkrah.
Peshorja – Do ju duhet të merrni vendime të rëndësishme, prandaj bëni mirë të ndiqni intuitën, do ju çojë në zgjidhjen më të mirë të mundshme. Ju nuk mund ti kushtoni kohën e mjaftueshme familjes, pasi pjesën më të madhe të saj e kaloni në zyrë.
Akrepi – Lëreni stresin mënjanë dhe kushtojini rëndësi gjërave që ju bëjnë të lumtur dhe ju mbushin shpirtin. Asnjë njeri më shumë se ju nuk e di se çfarë ju bën të lumtur. Në fund të ditës duhet të ndiheni të plotësuar dhe pa asnjë pendesë.
Shigjetari – Dashuria do të jetë kryefjala e ditës tuaj. Princi i kaltër do të jetë para syve tuaj dhe kjo do e bëjë ditën më të bukur dhe të mbushur me emocione të forta. Në mbrëmje romanca “ thërret” me zë të larta. Shijoni çdo gjë që ju rrethon.
Bricjapi – Nëse kishit menduar se askush nuk ju “troket” në derë për t’ju thënë se ju dashuron, jeni gabuar. Kjo do të jetë dita kur dashuria juaj e vjetër do të shfaqet para jush për t’ju bërë një propozim.
Ujori – Pritja do të marrë fund dhe ju do të ndiheni të çliruar. Të gjitha përpjekjet tuaja do të shpërblehen dhe do të ndiheni të lumtur që të gjitha sakrificat ja kanë vlejtur. Në punë do të përballeni me një disfatë.
Peshqit –E keni lënë pas dore shëndetin dhe sot do të përballeni me pasojat. Bëni një kontroll tek mjeku për të kuptuar gjendjen dhe merrni mjekimin e duhur. Mbrëmjen do e kaloni mes miqsh.








23 Oct 2025 





