INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hoqën njëri-tjetrin nga ‘’Instagram-i’’, zbulohet më në fund e vërteta e ndarjes së Luana Vjollcës me Krenar Cocajn

Hoqën njëri-tjetrin nga ‘’Instagram-i’’, zbulohet më në fund e vërteta e ndarjes së Luana Vjollcës me Krenar Cocajn

Publikuar më: 20:29 12-02-2019

Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca gjithmonë është në qendër të mediave për jetën e saj private.

Ajo është njeri shumë diskret dhe ndryshe nga personazhet e tjerë të showbizz-it preferon që ta mbajë sekret atë.

Por vëmendja e mediave është goxha e madhe dhe nuk mund t’i shpëtonte syrit të tyre lidhja e shumërpërfolur e Luanës me Krenarin, të cilën çifti nuk e ka pranuar kurrë publikisht. Dyshja është kapur shumë herë mat edhe nga ngacmimet e ndryshme në ‘Instagram’.

Pak javë më parë u përfol se çifti i kishte dhënë fund marrëdhënies dhe kjo pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’.

Megjithatë, së fundmi burime për ‘Gazetën Shqiptare’ kanë treguar se ata vijojnë të jenë bashkë dhe madje më të dashuruar se kurrë më parë. Dyshja ka preferuar që dashurinë e tyre ta mbajnë larg syrit të kureshtarëve dhe për këtë arsye nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Sipas burimeve, pak ditë më parë moderatorja e njohur udhëtoi drejt Kosovës, ku thuhet se e ka pritur Krenari. Madje çifti po përgatitet për një udhëtim në Zvicër, ku Luana do të jap një koncert për pavarësinë e Kosovës, gjithashtu do të shijojnë dhe disa ditë pushimi bashkë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0042839050292969