INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hollywood, akuzohet për ngacmim seksual. Mësoni për kë bëhet fjalë…[FOTO]

Hollywood, akuzohet për ngacmim seksual. Mësoni për kë bëhet fjalë…[FOTO]

Publikuar më: 08:20 25-10-2017

Historitë e ngacmimeve seksuale mesa duket vazhdojnë në Hollywood.Këtë herë bëhet fjalë për aktorin me famë botërore Steven Seagal i cili akuzohet nga prezantuesja amerikane Lisa Guerrero se e ka ngacmuar seksualisht.

Prezantuesja e “Inside Edition” pohoi se ajo ishte keqtrajtuar nga ylli i filmit aksion në kohën kur ishte në prova për filmin e tij “Fire Down Below” në mesin e viteve ’90.

Në një intervistë me Newsweek, Guerrero pretendon se ajo fillimisht ishte thirrur për audicion për filmin në shtëpinë e Seagalit, kështu që ajo mori edhe një mikeshë me vete që të mos ishte vetëm me të.

Sipas Guerrero, Seagal hapi derën e dhomës, dhe i bëri një seri pyetjesh personale, ndersa ishte i ulur në një karrige të ngjashme me fron.

“Kam shkuar në shtëpi duke u ndjerë shumë mirë në lidhje me provën, dhe po atë ditë më thirri menaxheri im duke më thënë: “Steven do që ta jep një rol, por ti duhet të shkosh sërish në shtëpinë e tij për një provë private sonte”, tha prezantuesja, shkruan klankosova.

Guerrero thotë se ajo nuk pranoi, dhe roli iu dha më pas një aktore tjetër. 

trjfyuklfyuy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036368370056152