INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Holanda kërkon viza për shqiptarët, Paloka: Po kthehemi në kohët më të errëta

Holanda kërkon viza për shqiptarët, Paloka: Po kthehemi në kohët më të errëta

Publikuar më: 17:21 16-04-2019

N/ kryetari i PD-së, Edi Paloka referuar vendimit të fundit të parlamentit të Holandës ditën e sotme, u bën thirrje shqiptarëve që të ngrihen kundër qeverisë Rama për ta rrëzuar, pasi po u rikthen vizat.

Në një postim në rrjetin social facebook ai shkruan se ky lajm i keq është dhuratë e qeverisë që po shkatërron të ardhmen.

Postimi në FB

"Çdo dite vetem lajme te keqija per shqiptaret, dhurate e nje qeverie dhe nje kryeministri qe jo vetem po shkatrron te ardhmen, por po na kthen mbrapa ne kohet me te errta. Nuk ka kaluar shume kohe, por per fat te keq ne jemi njerez qe memorien e kemi te shkurter...2010-2019.

Nuk ka kaluar shume nga koha kur ne tentative per te shkuar drejt perendimit , qindra jete shqiptaresh humben ne ujrat e ftohta te detit apo rrepirat e maleve. I kemi harruar !!!

Kemi harruar rradhet e gjata neper ambasada ! Prinder qe prisnin me muaj per nje vize sepse i kishte marre malli per femijet emigrant. Vize qe ne shumicen e rasteve as nuk arrinin ta merrnin ne se nuk paguanin seksere e matrapaze jashte e brenda ambasadave... Nuk ka nevoje te tregoni mirenjohje as per Berishen e as per Bashen qe ben te mundur liberalizimin e vizave ,por te pakten ngrihuni per vete e mos lejoni qe per shkak te nje kryeministri monster, te rikthehemi ne ditet e zeza kur trajtoheshim si qytetare te dores se fundit nga Evropa" shkruan Edi Paloka.

Article Logic
Execution time: 0.0037271976470947