INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historike në Mal të Zi, shqiptarët arrijnë marrëveshje për koalicion! Uron presidenti Meta dhe ish-ministri Bushati

Historike në Mal të Zi, shqiptarët arrijnë marrëveshje për koalicion! Uron presidenti Meta dhe ish-ministri Bushati

Publikuar më: 21:23 30-01-2019

Partitë shqiptare në komunën e Tuzit, Mal të Zi kanë arritur një marrëveshje për koalicion midis tyre në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të zhvillohen me 3 mars.

I pari që e ka përshëndetur këtë arritje historike është Presidenti i vendit, z.Ilir Meta, i cili këtë e ka quajtur një “veprim të mençur”:

“E përshëndes vendimin e mençur të udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit.

Duke u uruar suksese në këtë garë elektorale, jam besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike”, shkruan Meta.

Gjithashtu për këtë ka reaguar edhe ish-ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili e ka cilësuar një “arritje domethënëse për politikën tonë të jashtme dinamike e konstruktive në rajon.”:

“Përpjekja dhe angazhimi konstant me të gjithë aktorët politik, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi i dha frytet. Me përgjegjshmëri politike dhe mision qytetar, faktori politik shqiptar ka nënshkruar sot marrëveshjen e koalicionit zgjedhor, duke formalizuar pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore në Tuz permes një liste të përbashkët “Forumi Shqiptar” me sloganin “Malësia na Bashkon”.

Ky hap, që përbën një moment të shumëpritur për bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, është dëshmia më e mirë e maturisë politike, dhe në të njëjtën kohë përbën një tjetër arritje domethënëse për politikën tonë të jashtme dinamike e konstruktive në rajon."

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719