INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historike  Elisabetta Casellati, femra e parë që bëhet kryetare e parlamentit Italian

Historike Elisabetta Casellati, femra e parë që bëhet kryetare e parlamentit Italian

Publikuar më: 16:46 24-03-2018

Italia ka zgjedhur ditën e sotme kryetaren e e parlamentit. Për herë të parë në historinë e Italisë, në krye të parlamentit ka zgjedhur një grua. Elisabetta Alberti Casellati, nga Forca Italia ka marrë postin e dytë më të rëndësishëm të vendit pas Presidentit. Personi i parë që ka reaguar pas votimit ka qenë, Silvio Berluskoni duke u shprehur se është një rezultat shumë i mirë për ne.

“Zgjedhja që ju bëtë duke zgjedhur për herë të parë një grua në Presidencën e kësaj Asambleje, tregon për një nder, për një përgjegjësi që duhet ndarë me gratë me kurajo dhe impenjim, që kanë ndërtuar Italinë e sotme, një vend demokratik”- tha Elisabetta Casellati për mediat italiane.

Casellati do të zëvendësojë presidentin Giorgo Napolitano që mbylli mandatin si president i përkohshëm i Senatit. Presidentja e 22-të e Senatit e përzgjedhur në këtë detyrë nga Forca Italia, dhe u zgjodh në raundin e tretë me 240 vota.

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057