INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historike deri tani Shkodra zhgënjen Bashën, PS 1 deputet më shumë

Historike deri tani Shkodra zhgënjen Bashën, PS 1 deputet më shumë

Publikuar më: 10:25 26-06-2017

Qarku i Shkodrës ka zhgënjyer deri tani Lulzim Bashën dhe demokratët. Në Shkodër ka përfunduar numërimi i 119 kutive nga 421 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 44.87% të votave.

Ndërsa PD vjen e dyta me 32.59% të votave. LSI renditet e treta me 11.13% të votave. Në vend të katërt është PSD me 10.42% të votave.

Në Shkodër deri tani ndahen 11 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 5 mandate; PD 4 mandate; LSI 1 mandat; PSD 1 mandat.
Kështu sipas të dhënave rezulton se në krahasim me zgjedhjet e 2013-ës ka një rënie votash për PD, ndërkohë që deri më tani PSD, partia në të cilën garon edhe Tom Doshi ka arritur që të marrë një deputet, mandat i të cilit në zgjedhjet e shkuara ka qenë i partisë që drejtohej nga Mark Frroku.

Article Logic
Execution time: 0.0043020248413086