INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e trishtë e zhytësit. Motivi që po shpëton futbollistët e vegjël në Tajlandë

Historia e trishtë e zhytësit. Motivi që po shpëton futbollistët e vegjël në Tajlandë

Publikuar më: 10:39 10-07-2018

Është një ndër ekspertët e përfshirë në misionin e shpëtimit për të nxjerrë nga shpella në Tajlandë 12 nxënësit dhe trajnerin e tyre. Dr. Richard Harris, një anestezist nga Australia Jugore me më shumë se 30 vjet përvojë në zhytjeje, nuk hezitoi të shkojë drejt Tajlandës javën e kaluar. Operacioni i shpëtimit filloi të premten pas orës 13:00, pasi ambulanca erdhi, dhe zona përreth shpellës Tham Luang ishte evakuuar. Harris nuk ka dashur që një histori e trishtë që i ndodhi disa vite më parë të përsëritet, e cila është bërë edhe shkak që ai të komentohet nga të gjitha mediat ndërkombëtare. Ai ka eksperiencë në zhytjen brenda shpellës, pasi në vitin 2011 ishte pjesë e ekipit që ka punuar për të tërhequr trupin e shoqes së tij, zhytëses Agnes Milowka nga Shpella "Tank" në malin Gambier. Milowka ishte zhytur në shpellë  në Australinë e Jugut, kur ajo ngeli pa ajër dhe vdiq. Më pas Harris u angazhua vetë që të shkonte dhe ta tërhiqte trupin e saj, ndonëse e dinte se ajo kishte vdekur. Jeta e tij profesionale në fushën e anestezisë, ilaçeve të zhytjes dhe rikthimit, kombinohet bukur me interesin e tij për mjekësinë e ekspeditës.Trembëdhjetë zhytës ndërkombëtarë dhe pesë specialistë të marinës tajlandeze janë dërguar për të shpëtuar grupin. Harris ka qenë i përfshirë në eksplorimin e shpellave në Kinë, në Ishullin e Krishtlindjeve, në Zelandën e Re, si dhe në Australi etj, dhe ka eksperiencë në hetimin e zhytjes së sigurisë dhe aksidenteve, veçanërisht në lidhje me shpellën dhe zhytjen teknike.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432