INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e ish-komandos shqiptar, kriminelit për të cilin shkruajnë sot mediat britanike [FOTO]

Historia e ish-komandos shqiptar, kriminelit për të cilin shkruajnë sot mediat britanike [FOTO]

Publikuar më: 11:21 14-03-2017

Krimineli i dhunshëm Vital Dapi ka bërë një jetë të dyfishtë mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë për 17 vjet.

Shqiptari që vrau brutalisht dy pensionistë përdori një identitet të vjedhur për të kërkuar azil në Britani dhe të jetojë aty për gati dy dekada. Në rastin që alarmoi autoritetet britanike ndaj problemeve të emigrantëve, Dapi bëri jetë të dyfishtë mes dy shteteve përpara se të vriste dy të moshuarit, Peter dhe Sylvia Stuart. Ish-komando e forcave speciale shqiptare mësohet të ketë shënjestruar çiftin për shkak se mendoi që ata ishin milionerë dhe kishte nevojë për para që të mbulonte borxhet e mëdha të kumarit. Detektivët pranuan që dinin shumë pak për të kur vitin e kaluar gjetën trupin e hedhur në një gropë të 75 vjeçarit Stuart me plagë “ekstreme” therjesh, ndërsa trupin e zonjës Stuart nuk e gjetën kurrë. Dapi u arrestua në Luksemburg ku pranoi dhe identitetin e tij të vërtetë. 

dapi.jpg

dapi2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035982131958008