INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Histori “Presioni”: 10 mëkatet e Blunt & Real!

Histori “Presioni”: 10 mëkatet e Blunt & Real!

Publikuar më: 17:56 10-02-2016

Pasdreka në IN Tv na rezervoi sot disa momente të këndshme me Blunt & Real në Fun Day.

Të ftuar për t’iu përgjigjur pyetjeve të Fatmës, dyshja e suksesshme e Hip Hop na kanë treguar momente shumë interesante nga jeta e tyre private, direkt pasi na zbuluan titullin e këngës së tyre më të re, “Vera”, që pritet të publikohet së shpejti. Ata deklaruan gjithashtu që do vijnë sërish me dy këngë të reja, të cilat do t'i nxjerrin në një moment të mëvonshëm, saktësisht dy këngë të realizuara në bashkëpunim me dy artistë shumë të ndryshëm nga njëri tjetri.

Ndërsa po luanin me Fatmën në “Po apo Jo”, Blunt & Real kanë rrëfyer të gjithë “mëkatet” e tyre të vogla, ose më mirë të themi i kanë pohuar ato. Duke filluar nga gënjeshtrat nëpër intervista e deri kur kanë harruar emrat e të dashurave respektive, mëkatet e dyshes simpatike, më shumë se të gabuara, do i cilësonim si argëtuese. Ja të gjithë “Po”-të “inkriminuese” të Blunt & Real:

- I kanë dërguar sms gabimisht dikujt me tekst “mos bre zemër” (Një gur në lum fundja)
- Ka ndodhur që të kenë gënjyer në ndonjë intervistë (Të shpresojmë për të vërtetën këtë herë)
- Kanë harruar emrat e ish të dashurave kur ishin akoma në lidhje (ouch, kjo duhet të ketë dhembur)
- Të dashurat u kanë bërë presion, duke kërkuar llogari (këtu duhet t’i falenderojmë ishet që frymëzuan këngën e bukur të çunave)
- Flasin me vete (Ok, kush nuk e ka bërë të paktën një herë?)
- Kanë dhënë borxhë të cilat nuk u janë kthyer (E ndjejmë dhimbjen tuaj çuna)
- Real ka shkruar letër dashurie (Kujt ia priste mendja?)
- Nuk janë lënë kurrë nga të dashurat, i kanë ndarë ato gjithmonë vetë të parët
- I kanë bërë të dashurat të qajnë (Jemi të bindur se ndodh aq shpesh sa s’mund të quhet as “mëkat”)
- Janë futur me të kuqe në semafor (Sa mirë që në Tiranë të tilla gjëra nuk ndodhin)

Pasi rrëmuam në “listën e zezë” të Blunt & Real, në fund të ditës do të thonim se vetëm djem të këqinj që nuk janë.

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271