INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Histori frymëzuese.16-vjeçarja pa krahë bëhet kadete në ushtri

Histori frymëzuese.16-vjeçarja pa krahë bëhet kadete në ushtri

Publikuar më: 16:49 28-11-2018

Një adoleshente nga Florida në SHBA, E lindur pa krahë, është bërë kadetja më ë e re e Rezervës së të Rinjve. Donavia Walker, 16 vjeç, lindi me një gjendje të rrallë që e bëri atë të mos zhvillonte gjymtyrët e saj të sipërme në mitër. Që në një moshë të vogël, ajo duhej të mësonte që të përdorte këmbët e saj për të bërë gjithçka nga detyrat e shtëpisë e deri te përgjigjja në telefon. Tani, nxënësja e shkollës së mesme nga Winterhaven është një komandante skuadre në Trupat e Trajnimit të Zyrtarëve të Rezervave të të Rinjëve (JROTC) dhe thotë se shpreson të frymëzojë të tjerët me aftësi të kufizuara duke treguar se ata gjithashtu mund të arrijnë çdo gjë.

foto_2.jpg

Kur Tisa Jones ishte shtatzënë, stafi mjekësor nuk e njoftoi atë se vajza e saj nuk i kishte të zhvilluar krahët në mitër. "Ndihem e tradhtuar, pasi askush nuk më tha asgjë. Unë ndihem sikur personi që bëri ultratingull nuk kishte njohuri” tha Jones. Pasi ajo lindi, Donavia u diagnostikua me amelia, një gjendje e rrallë në të cilën një ose më shumë gjymtyrë nuk formohen. Shkaku është i panjohur, por procesi i formimit të gjymtyrëve zakonisht pengohet ose ndërpritet shumë herët, ndërmjet 24 dhe 36 ditë pas fekondimit.

foto_1.jpg

Nuk dihet se sa njerëz kanë gjendje, sepse foshnjat më të prekur janë të vdekur ose vdesin pak pas lindjes. “Megjithëse mund të jetë i pranishëm si një defekt i izoluar, amelia shoqërohet me keqformime të tjera 50 për qind të kohës”, sipas Instituteve Kombëtare të Shëndetit.

Article Logic
Execution time: 0.0037860870361328