INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hiqet nga puna për abuzime krahu i djathtë i Koço Kokëdhimës, Drejtori i Albpetrolit…

Hiqet nga puna për abuzime krahu i djathtë i Koço Kokëdhimës, Drejtori i Albpetrolit…

Publikuar më: 15:48 07-06-2017

Drejtori i Albpetrolit, Endri Puka është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Vlorës. Vendimi është firmosur nga gjyqtari Albert Spiro, pas një kërkese të paraqitur nga prokuroria, e cila po e heton Pukën për shpërdorim detyre me pasoja të rënda financiare.
Endri Puka po hetohet nga organi i akuzës në lidhje me shkeljen e disa kontratave koncensionare në mënyrë arbitrare, duke sjellë barrë për financat shtetërore, por dhe për ndotjen e mjedisit nga industria që ai drejtonte.
Puka u vendos në këtë post në vitin 2013 si një sugjerim i deputetit Koço Kokëdhima dhe njihet si i besuari i tij pasi ka drejtuar disa kompani në pronësi të biznesmenit Kokëdhima.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775