INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hipën në autobus 4 minuta më herët, gjobitet

Hipën në autobus 4 minuta më herët, gjobitet

Publikuar më: 11:11 03-09-2018

Një 92-vjeçare zvicerane u gjobit vetëm se hipi katër minuta më herët në autobusin e transportit publik. E moshuara u gjobit me 100 CHF (franga zvicerane) në Winterthur të Cyrihut. E moshuara ishte e pajisur me një biletë sezoni që i lejon asaj të përdorë transportin publik nga ora 9:00. Kontrolluesi, megjithatë, e ka "zbuluar" atë në 8:56 dhe për këtë arsye ajo u dënua. "Rregulli është i saktë, por unë u zemërova shumë: Prisja që ata të më vinin përballë" tha e moshuara për shtypin lokal. Ngjarja ndodhi në datën 7 gusht, por ajo ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale. Përdoruesit janë në fakt të ndarë mes atyre që do donin të ishte mbyllë një sy dhe një grup tjetër, ai i papërkuluri, që thotë se rregullat janë kështu dhe duhet të respektohet. Një zëdhënës i kompanisë së transportit pranoi se kontrolluesi nganjëherë mund ta mbyllë një sy. Por duhet një vijë e qartë përndryshe rastet mund të nxisin diskutime që do të parandalonin kontrollet normale.

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711