INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hidhni çadrat, ja si do të jetë moti ditët në vazhdim

Hidhni çadrat, ja si do të jetë moti ditët në vazhdim

Publikuar më: 18:24 11-05-2017

Mesa duket deri sot ishte afati i fundit i përdorimit të çadrave për këtë pranverë, pasi i nxehti afrikan po troket në Shqipëri dhe Evropë. Sipas raportimeve të shërbimeve meterologjike, një valë i nxehti do të mbërthejë Mesdheun, ndërsa më pak do të ndihet në zonat veriore të Europës, kurse më në qendër e në jug temperaturat do të kalojnë dhe 30 gradë Celsius.

Kështu dhe në Shqipëri, nga nesër zyrtarisht hyjmë në stinën e Verës, ndaj në fundjavë mund të parashikoni të kaloni kohën dhe pranë plazheve.

Më të ndjeshme temperaturat e larta do të jenë në zonën Perëndimore, Qendrore e Jugore të vendit, kurse në nivelet e 25 e 26 gradë Celsius temperaturat do të jenë në Juglindje, Verilindje të vendit. Ndërsa me 20 gradë Celsius vlerat maksimale do të shënohen në veri të vendit si Tropoja, Peshkopia.

Muaji Maj do të karakterizohet nga këto temperatura të ngrohta në disa zona dhe të nxehta, kurse nga java që do të vijë, reshje shiu sporadike do të suprizojnë dy ditë të javës, por rënia e gradëve Celsius nuk do të jetë drastike.

Ndaj nuk ju mbetet gjë tjetër, veçse të nxirrni fustanët, sandalet, rrobat e plazhit, bluzat me mëngë të shkurtra dhe të shijoni motin e ngrohtë që garanton se do të vijojë gjatë të jetë i tillë.

Article Logic
Execution time: 0.00347900390625