INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hidhet shorti i Champions: PSG-Barça, Bayern-Arsenal , Reali me fat

Hidhet shorti i Champions: PSG-Barça, Bayern-Arsenal , Reali me fat

Publikuar më: 14:18 12-12-2016

U hodh sot në Nion të Zvicrës shorti për 1/8 finale të Ligës së Kampioneve. Skuadrat u ndanë në dy vazo, njëra përman fitueset e grupeve dhe tjetra përmban skuadrat e vendeve të dyta. Spikasin duelet mes Bajernit të Mynihut e Arsenalit dhe PSG e Barcelonës. Ndërkohë, Reali i Madridit do të luajë kundër Napolit. Sipas rregullores, skuadrat e të njëjtit vend dhe të njëjtit grup nuk mund të ndesheshin bashkë. Fitueset e grupeve do ta zhvillojnë ndeshjen e vajtjes jashtë fushe me 14/15 dhe 21/22 shkurt 2017 ndërsa të kthimit në shtëpi me 7/8 dhe 14/15 mars 2017.

Ja dhe çiftet që përcaktoi shorti:

Mançester S. – Monako
Real Madrid – Napoli
Benfika – Borusia D.
Bajern M. – Arsenal
Porto – Juventus
Bajer L. – Atletiko M.
Paris S.G. – Barcelona
Sevilia – Lester S.

Article Logic
Execution time: 0.0017149448394775