INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hetimet për 613 kg kokainë. 4 grupe kriminale të përfshira në trafikun e paligjshëm

Hetimet për 613 kg kokainë. 4 grupe kriminale të përfshira në trafikun e paligjshëm

Publikuar më: 15:03 01-03-2018

Një ditë pas publikimit të lajmit për sekuestrim e 613 kokainë kolumbiane në Durrës dalin detaje të reja mbi personat e implikuar në këtë trafik ndërkombëtar të kokainës. Të dhënat mediatike nga grupi hetimor mësohet se janë identifikuar disa anëtarë të grupeve kriminale që ishin të interesuar për të tërhequr ngarkesën nga magazina në Maminas ku ajo do të shkarkohej.

Bëhet fjalë për 4 grupe të fuqishme kriminale të vendosura në Tiranë dhe në Durrës. Dy prej tyre ishin të Tiranë e po kaq në Durrës, ndërsa mësohet se krerët e këtyre grupeve janë personazhe të njohur të botës së krimit
Grupi u zbulua nga lëvizjet e shumta drejt Kolumbisë Maltës e Italisë. Pronari i firmës "Arbri Garden" Arber Çekaj ishte shoqëruar disa herë në Kolumbi. Nga këto fakte, shërbimet policore e kishin piketuar si të dyshuar pronarin e firmës “Arbri Garden”. Ndërkohë më pas veprimet u kryen nga policia dhe doganat shqiptare.
Por hetimi po shtrihet edhe tek kompani të tjera. Mësohet se grupi hetimor kërkon verifikimin e disa kompanive të tjera që kanë aktivitete tregtare me Amerikën Latine pasi ka dyshime se të tjerë konteniere me kokainë, të këtyre kompanive, kanë ardhur në Durrës.

Article Logic
Execution time: 0.0038049221038818