INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Heroi Harry një gjest prej fisniku

Heroi Harry një gjest prej fisniku

Publikuar më: 13:57 26-04-2016

Të rrëzohesh në publik, është pa dyshim dicka e sikletshme, por ish lojtarja olimpike, Sylvia Disley, kishte të paktën një princ  aty pranë për ta ndihmuar.

Princi Harry nxitoi të ndihmonte vrapuesen 86 vjeçare kur ajo rrëshkiti gjatë prezantimit të medaljeve të Maratonës Londineze në skenë.

Ai e ndihmoi atë të ngrihej në këmbë dhe edhe pasi kishin lënë skenën, princi 31 vjeçar i Uellsit, u pa ta mbante për dore të moshuarën. Fatmirësisht Sylvia nuk pati ndonjë lëndim nga incidenti dhe u duk se e priti atë me humor. Ajo është vejusha e një prej themeluesve të Maratonës londineze, John Dislay. 

Ndërkohë, Harry, që është edhe pronar i Maratonës londineze për bamirësi, do të prezantojë  trofetë  për 3 nga atletët më të mirë në lojërat olimpike ndërkombëtare për sportistët me aftësi të kufizuara.

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415