INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Heqja e tabelave reklamuese nga rrugët, Gjiknuri takohet me operatorët e karburanteve

Heqja e tabelave reklamuese nga rrugët, Gjiknuri takohet me operatorët e karburanteve

Publikuar më: 12:57 10-10-2017

Ministri i Energjisë dhe Transporteve Damian Gjiknuri është takuar ditën e sotme me përfaqësuesit e operatorëve të tregtimit të karburanteve në bazë të nismës për hiqen e tabelave të reklamave nga rrugët.
Gjatë takimit u vendos që të krijohet një grup pune për të përcaktuar një standard të ri për reklamat në përputhje me Kodin Rrugor.

“Kemi filluar me punën për heqjen e çdo objekti të paligjshëm që është në kundërshtim me Kodin Rrugor. Janë kryesisht tabela, struktura apo reklama që pengojnë shikueshmërinë gjatë lëvizjes së mjeteve dhe bëhen shpesh burim aksidentesh. Kuptohet, një ndër pikat më problematike të trashëguara kanë qenë dhe karburantet, pavarësisht masave që u ndërmorën gjatë 4 vjeçarit të parë, ndonjëherë edhe pa sukses nga ministria e shkuar dhe këtë duhet ta them. Një problem që duhet zgjidhur sa më shpejt është ajo e tabelave shumë të mëdha ku reklamohen markat dhe listohen cmimet e karburanteve. Shpesh këto tabela konfuzojnë shoferët e makinave dhe bëhen burim aksidentesh. Ministria me Autoritetin Rrugor do të ngrejnë një grup pune bashkë me përfaqësuesit e operatorëve për të përcaktuar një standard. Kjo duhet të jetë uniforme për të gjithë dhe patjetër nuk duhet të ndikojë në konkurencë të pandershme. Ju jeni operatorët kryesorë ndaj ju kërkova tu thërras për bashkëpunim dhe kërkoj nga ana juaj që të gjejmë një zgjidhje të shpejt për këtë problem. Tu lihen disa ditë afat pasi dhe ju kërkoni masat tuaja, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor. Përndryshe, jemi të detyruar që të ndërhyjmë ligjërisht. Preferoj më përpara dialogun dhe zgjidhjen me mirëkuptim, të punojmë sëbashku për ti dhënë një zgjidhje permanente sipas standardeve ligjore këtij problem”, u shpreh Damian Gjiknuri.

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396