INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Heqja e sinjalit të telefonisë gjatë protestës, Vasili: Të hetohet Rama, Ruçi dhe kreu i SHISH

Heqja e sinjalit të telefonisë gjatë protestës, Vasili: Të hetohet Rama, Ruçi dhe kreu i SHISH

Publikuar më: 15:12 22-02-2019

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ngriti akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit, Ministrisë së Brendshme dhe Shërbimit Informativ Shtetëror

Vasili bëri thirrje të hetojnë Ramën, Ruçin dhe dy institucionet dhe t’i ndëshkojnë ata.

‘Të dashur qytetarë dje kryeministri, ministria e Brendshme, kryetari i Kuvendit dhe Shërbimi informativ shtetëror u bënë pjesë e një puci të vërtetë anitikushtetues kundër qytetarëve. Në mënyrë të njëpasnjëshme, pikërisht në një media të huaj ‘Rai 1’ kryeministri deklaroi se do të ndodhin akte të turpshme kundra pralamentit. Kryetari i kuvendit mori përgjegjësinë, duke qenë dhe ai pjesë e këtij puci, të deklaronte se opozita ka bërë veprime kundra parlamentit.

Ne jemi publikisht jo vetëm ta denoncojmë këtë puc por edhe të kërkojmë që ato pak institucione që lidhen me sigurinë kombëtare të vendit duke filluar nga Presidenti i Republikës, Prokuroria e vendit dhe Shërbimet partnere të hetojnë gjerë e gjatë cilat ishin këto informacione të cilat shpërndanë nëpër kompanitë dhe mediat’, tha Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0031700134277344