INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Hellbanianz", mediat britanike çmenden me jetën luksoze të bandës shqiptare të kokainës, shihni si thumbojnë Noizyn! [FOTO]

Publikuar më: 14:18 12-11-2018

Gangsterët postojnë rregullisht në Instagram foto me armë, shuma të mëdha parash kesh dhe makina të shtrenjta. Në videot në YouTube, anëtarët e të famshmes Hellbanianz, këndojnë edhe rrep për jetën e tyre në qeli.

Me bazën në Barking, në lindje të Londrës, banda ka lidhje me mafian në Shqipëri, që bën biznes me kartelet e drogës nga Amerika e Jugut.

Gazeta shkruan se banda të ngjashme me Hellbanianz mbushin tregun e Londrës me kokainë të lirë, pasi sjellin drogë të pastër.

Një zëdhënëse e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (AKK) tha: “Grupet kriminale shqiptare kanë një profil dhe ndikim të lartë në krimin e organizuar në Britaninë e Madhe dhe kanë akses të konsiderueshëm në trafikimin e drogës, kryesisht kokainë. Ata po zgjerohen dhe ndikimi i tyre po zgjerohet”.

Shumica e gangsterëve janë shqiptarë të lindur në Britani, pasi prindërit e tyre emigruan atje.

Pas këtyre lajmeve, kanë reaguar grupi “Hellbanianz” duke postuar një artikull në instastoryn e instagramit të tyre ndërkohë që thumbuan me atë që përdorën si përshkrim: “Yo p**ha” mos u merrni me llafe të kota, për ne flet bota”. 

Me siguri ky ishte si një thumb për Noizyn pasi para pak javësh ata realizuan një këngë e cila ishte drejpërdrejt një diss për grupin OTR dhe reperin S4MM.

sg.jpg

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036828517913818