Heidi Baci u rikthye për pak orë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, këtë herë në një rol ndryshe nga ai i konkurrentes. Ajo ishte pjesë e jurisë në spektaklin e organizuar nga banorët, “Miss & Mister Big Brother VIP”, së bashku me Egli Takon dhe Valbona Selimllarin.
Një ditë më pas, e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Heidi ndau përshtypjet e saj për eksperiencën në shtëpi dhe për mënyrën se si i ka parë banorët nga jashtë. Ajo komentoi edhe garën drejt finales, duke analizuar sjelljen e disa prej konkurrentëve gjatë spektaklit.
Sipas saj, Brikena u shfaq më e rezervuar dhe e përqendruar për të kontrolluar çdo detaj, në përpjekje për të qenë perfekte në rolin e saj si “miss”, ndërsa Mateo tregonte kujdes për ta respektuar në çdo moment. Ndërkohë, Gimbo dhe Selin, sipas Heidit, dukeshin më të çlirët dhe po e shijonin më shumë situatën.
Duke folur për finalistët, ajo përmendi emrat e Selinit, Mirit, Rogertit, Mateos dhe Brikenës si pesë konkurrentët që i sheh në garën finale. Megjithatë, Heidi bëri të qartë edhe preferencën e saj personale për çmimin e madh.
“Unë do doja që ta fitonte Stenaldo dhe dje kur e takova, më dha një ndjesi shumë të ëmbël. Megjithatë edhe sikur ta fitojë Selin do isha e lumtur sepse është lodhur. Por që do doja më shumë të fitonte Stenaldo”, tha Heidi.








19 Feb 2026 





