INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harry Styles telefonon adoleshenten e dëmtuar rëndë nga sulmi terrorist, biseda e tyre mallëngjeu internetin [FOTO]

Harry Styles telefonon adoleshenten e dëmtuar rëndë nga sulmi terrorist, biseda e tyre mallëngjeu internetin [FOTO]

Publikuar më: 10:01 29-05-2017

Motra e 14 vjeçares: “Zëri i tij e zgjoi atë...”!

Idhulli i miliona adoleshentëve telefoni një vajzë që ishte dëmtuar rëndë në sulmin terrorist në Manchester dhe fjalët e tij i lehtësuan dhimbjen. 14 vjeçarja Freya Lewis ishte e pranishme në koncert gjatë shpërthimit tragjik dhe vuajti fraktura, dëmtime në lëkurë dhe djegie të shumta për të cilat u detyrua t’i nënshtrohej ndërhyrjeve kirurgjikale. Jo vetëm kaq pasi mikesha e saj Nell Jones ishte një nga 22 personat e vrarë gjatë sulmit horror. Menjëherë pas Freya u zgjua, mori një telefonatë nga Harry Styles dhe fjalët e tyre shkrinë zemrën e të gjithëve. Motra e Freya-s, Georgia, tregoi bisedën mes tyre: “Harry i tha se e donte atë, dhe Freya i tha gjithashtu se e donte Harry-n”. Pak fjalë ngushëllimi duket se bënë mrekullira për vajzën që kaloi një traumë të paharrueshme.

georgia.jpg

freyaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040619373321533